• |
ide | kryesore

Policia: Informacioni për miliona eurot në Toyota nuk erdhi nga jashtë

Lajme, Të fundit



Policia pranon se kishte dijeni për miliona euro që do të hynin me mjetet tip Toyota, para se Lulzim Basha të jepte informacionin në parlament. Në një njoftim për mediat, thuhet se “policia është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit”.

Në njoftim specifikohet se deklarata e Lulzim Bashës për një Toyota Yaris me miliona euro u bë një ditë më pas, në 21 qershor, ndërsa “një agjensi ligjzbatuese shqiptare”, që me gjasë është Shërbimi Informativ Shtetëror ka njoftuar policinë në të njëjtën ditë, pas delaratës së Bashës.

Po sot, Lulzim Basha tha se policia shqiptare ishte nën presion nga agjensitë e huaja dhe kjo ishte arsyeja që ndërhyri në operacion.

 

Pas zbulimit të parave në Toyota, policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë këta persona:

• Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
• Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
• Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
• Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

• A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;
• E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;
• 80,000 franga zvicerane.
• 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.
• 1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;
• 1 radio policie;
• 7 telefona celularë.

Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porosituar nga shtetasit E.V. dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim.



6 Comments

  1. Kur te thone tani -Taulant Pallat me shoke qe keto euro i ka futur qellimisht -Basha per te diskretituar qeverine .E cfare nuk ju pjell mendja drogaxhinjve te -Rivdekjes-.

  2. gateta e lopes anila basha tha se i ka porositur nje kosovar,policia thot te peshkopis kurse dihet porositsi geron edvinfatmir taulante paall rama.

  3. Policia jone gjithmone i ka trilluar ngjarjet . Te besosh ne informacionet e policise tone me pare duhet te besosh koza nostren . Policia jone eshte bere vater e maskarenjeve , intriganteve dhe hajduteve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *