• |
ide | kryesore

Procesi i integrimit, Bushati takim me ‘Miqtë e Shqipërisë’ në Luksemburg

Lajme, Të fundit



Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Luksemburg, ku po merr pjesë në takimin e ‘Miqve të Shqipërisë’ në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, një iniciativë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias.

Sipas njoftimit të MEPJ, në takim marrin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë dhe vende të tjera anëtare të BE, si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini.

Në këtë takim do diskutohet mbi koordinimin e hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë. Në takim synohen të binden vendet skeptike për të hapur negociatat me Shqipërinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *