• |
ide | kryesore

Sfilata e Dior, ngjyra vetëm për meshkuj (FOTO)

F1, Stil



‘La crème dela crème”. Dior arriti të mbledhë bashkë në Paris, në një shfaqje dedikuar tërësisht meshkujve, personazhet më të njohur të “showbizz”-it botëror.

Kate Moss, Naomi Campbell, Lenny Kravitz, Rita Ora, Kim Kardashian, Bella Hadid e shumë të tjerë ndoqën të shtunën shfaqjen në pasarelën e Diorit, në Javën e Modës në Paris.Modelët meshkuj veteranë prezantuan koleksionin e ri dhe të pasur të Christian Dior. Stilisti Kim Jones bëri bashkë në një sfilatë, larminë e ngjyrave dhe modeleve, në një koleksion bazuar tërësisht në jetën personale të Dior.Ky është koleksioni pranverë-verë 2019. Për Dior, meshkujt duhet të ndryshojnë qasjen ndaj modës, duhet të vishen më butë dhe të relaksuar, e këtë ta dhurojnë vetëm ngjyrat. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *