• |
ide | kryesore

Teatri i Veliajt, si po i përdor kryebashkiaku specialistët për të krijuar panik për ndërtesën

Lajme, Të fundit



Veliaj duke se po ua kalon aktorëve me aktriin e tij. Ai vazhdon me dëgjesat e tij për Teatrin kur e para fati i tij është vendosur tashmë dhe e dyta duke përdorur punonjësit e shtetit për të krijuar një bindje në publik sikur teatri aktual është një godinë që duhet shembur menjëherë.

Ka qenë pikërisht drejtori i institutit të inxhinierë ai që ka sjellë një panoramë të zezë të gjendjes së teatrit duke krijuar një perceptim sikur teatrit është një godinë ku njerëzit mund të gjejnë vdekjen. Drejtori ka folur për depozita me naftë, ambiente të rrezikshme vdekjeprurëse, vdekje të miqve të tij etj.

Në çdo dëgjesë Veliaj është përkujdesur që këtë drejtor dhe disa funksionarë të shteti t’i marrë me vete duke përsëritur çdo herë të njëjtin refren panikues në publik: teatri sjell vdekje dhe duhet shembur menjëherë.

Veliaj në dëgjesë ka ndërprerë edhe disa aktorë që të flasin për të mos i dalë nga skenari i tij i stisur. Po ashtu, ai e ka akuzuar aktorin Neritan Licaj si të përdorur politikisht, vetëm sepse kërkoi mos cënimin e sipërfaqes së teatrit.

Nga ana tjetër, Veliaj është përkujdesur që të ftojë një shumicë aktorët të cilët janë puthadorë të bashkisë dhe qeverisë, të cilët e kanë shpallur haptazi qëndrimin e tyre pro Veliajt. Skema e Veliajt është e thjeshtë; krijo panik për ndërtesën, shmang debatin për dhënien e sipërfaqes së teatrit kundrejt privatit, akuzo dhe mos lejo të flasin aktorët kundër.

 

 



2 Comments

  1. Ka mbledhur sahan lepirsit,papagallet e tij ,administraten e bashkise ,drejtorat e drjtoreshat e isitucioneve te shtetit qe nga policia dhe deri tek ai i kukullave me skenar te tijin ,regjine te tijin duke hapur panik sikur ne kete teater jane instaluar kabllet elektrike te -cernobilit-dhe flasin -zjarr-zjarr-zjarr-.Nje here flasin dhe bien ne kontradite me kete qe thone se ka myk –lageshtire -,kur ka lageshtire dhe njezetmis kilo volt te jete kablli nuk merr fllake se bien automatet e nenstacioneve.Mundohen te nxjerrin anen me te erret te teatrit per tu mbushur mendjennjezeve qe ky teater eshte i pa pershtatshem.Kur e marrin fjalen aktoret qe jane kunder prishjes te teatrit ,nderhyn dhe u nderpret fjalen ,pa thene ndonje fjale perse do ndertohen kullat brenda teritorit te teaterit.

  2. dhe ne krahe baboci dhendri i ri te familja xhafa. keshtu krijohet oligarkia nga fillimi, madje finalizohet me ndihmen e elites nderkombetare. si e ku tja u mbyllin gojen njerzve per tekat e veta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *