• |
ide | kryesore

Video/ Uruguaji shumë i fortë për Rusinë, goli i parë në Botëror për Cavanin

Rusi 2018, Sport, Video



Uruguaji e mbyll Grupin A në Rusi 2018 në vendin e parë, pas fitores 3-0 në ndeshjen direkte kundër Rusisë. Organizatorët nuk mundën të bëjnë dot asgjë përballë amerikanolatinëve që gjetën shumë shpejt avantazhin me Suarez.
Pa Golovin në mesfushë, skuadra e Cherchesov kishte humbur shumë në kualitet, megjithëse avantazhi i Celestes erdhi me goditje dënimi. Objektivi i Rusisë, kalimi i grupit sic duket ishte arritur ndaj dhe skuadra në fushë nuk kishte grintën e dy takimeve të para.
Cherychev shkon në gol për të tretën ndeshje rradhazi, por këtë herë në portën e gabuar, atë të Akinfeev. Sikur të mos mjaftonte gjërat u përkeqësuan për Rusinë me kartonin e kuq për Smolnikov që i thjeshtësoi shumë punën formacionit të Tabarez, që kërkoi të zhbllokonte edhe sulmuesin tjetër Edinson Cavani, përpara se gjërat të bëhen serioze. Sulmuesi i PSG e shfrytëzoi rastin e tij në minutën e fundit të kohës së rregullt, duke fiksuar shifrat në 3-0.
9 pikë për amerikanolatinët dhe 6 për Rusinë që presin tashmë të njohin kundërshtarët e tyre në 1/8 e finaleve.

https://streamable.com/d9qmg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *