• |
ide | kryesore

Zbulohet kontrata e re/ PD marrëveshje me lobistë afër Trump në SHBA

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do vijojë bashkëpunimin me kompani lobimi amerikane. Këtë herë kreu i kësaj force ka firmosur me kompaninë “Sonoran Policy Group” me qendër në Uashington. Marrëveshja është firmosur në 11 qershor 2018 dhe është e vlefshme deri në 11 tetor të këtij viti.

Sipas marrëveshjes së publikuar Departamentin Amerikan të Thesarit (FARA), PD do të paguajë 40 mijë USD në total. Pagesat do të bëhen nga 10 mijë USD çdo muaj. Në kontratë parashikohet që kompania lobuese amerikane të organizojë takime mes përfaqësuesve të PD dhe kongresmenëve e autoriteteve të larta amerikane.

“Konsulenti do të punojë me opozitën shqiptare për të ndërtuar një strategji anti-drogës dhe kundër krimit të organizuar për Shqipërinë. Marrëveshja do të lehtësojë takimet dhe bashkëveprimet me Shtetet e Bashkuara.

Do të mundësohen takime me zyrtarët e administratës për angazhimin e Klientit (Basha), Kongresit dhe Ekzekutivit, si dhe çështjet ekonomike. Do të punohet me agjencitë e zbatimit të ligjit vendas dhe ndërkombëtar për të luftuar epideminë e krimit të organizuar, si dhe të kryejë çdo detyrë shtesë mbi një marrëveshjen e rënë dakord”, – shkruhet ndër të tjera në kontratë. 

“Sonoran Policy Group” është një kompani që deri në vitin 2017 ka pasur kontrata të vogla duke punuar më së shumti për kompani biznesi.

Në qershor 2017 ajo firmosi një kontratë me ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite duke siguruar edhe një vizitë të presidentit Donald Trump në këtë vend. Sipas CNN ajo ka lidhje të forta me administratën “Trump”. ©LAPSI.al

Kontrata e plotë: https://www.fara.gov/docs/6399-Exhibit-AB-20180612-19.pdf 



3 Comments

  1. nga pa aftesia per te fituar pushtetin sipas vleres meriten shkojne dhe lobojne per te fituar pushtetin me llun ,dhe perfundojne ne dem te shqiptareve ,keta nuk duhet te jetojne ne shqiperi meritojne te shpallen nongrata si klase politike ne shqiperi perdero sa keti kombi me te mall i kane sjellur demin se dobine

  2. Ore ti jeton ne Evrope …. mbaje me evropianet me pare pastaj ….. kto kane shume probleme me shqiptaret por ne fund te fundit ti jeton ne kete kontinent ….. Ne Hollande ke shume miq …. pse nuk e gjete atje grupin lllobist ….?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *