• |
ide | kryesore

Berisha: Dështimi i turpshëm i qeverisë me hapjen e negociatave

Lajme



Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar qeverinë shqiptare pa moral, sepse sipas tij, dështimin për negociatat me Bashkimin Europian e konsiderojnë sukses.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se qeveria Rama dështoi për herë të dytë në hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

“Një dështim i plotë dhe i merituar i Noriegës dhe Narkoshtetit të tij! Të dashur miq, pasi kishin premtuar hapjen pa kusht të negociatave në Qershor të vitit 2018, narkoqeveritarët me në krye Noriegën morën sot për të dytën herë kartonin e kuq, mos hapjen e negociatave me BE!

Me gjithë këtë, Noriega dhe narkoministrat e tij, si horra dhe fundërrina, për të mashtruar shqiptarët me gojën e Ditziut shprehin gëzim dhe servirin si sukses vendimin për shtyrjen dhe vendosjen e kushteve për hapjen e tyre në fundin e vitit 2019 siç thotë deklarata e Këshillit të Ministrave.

Kësaj i thonë të konsiderosh dështimin sukses! Këta nuk kanë fytyrë, moral as dinjitet! Janë turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës“, – shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha.

Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord sot që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’u hapen negociatat në verën e vitit 2019 pasi të kenë përmbushur disa kushte të paracaktuara.



2 Comments

  1. Dilni o morrat e kuq ,komentoni qe -Sales-ja ka thene keto qytetari dixhital.Ku eshte euforizmi i qeverise te -rivdekjes-qe derdellitnin sa mundnin qe ne do hapim negoxiatat ne qershor.Nuk jane aq budallenj ata te -BE-se qe te hapnin negociatat nje vendi ku u be -Kolumbi-nga hashashi .ku qeverine e drejtonin trafikantet dhe kriminelet ,ku korupsioni esht i madh ,ku gllaberohen pronat e te tjereve nga njerzit me pusht-et ,ku ministrat te lidhur koke e kembe me trafikun e droges dhe me njerzit e krimit .Nuk i hengri Europa -servilizmat-e edvin kristaq rames-jo kurre se si.

    1. jo sal i nderuar fatkeqsisht deshtuat te gjith dhe me te gjith ky popull per gjith cfar i keni bere pacmangeshem nje dit do tu marre ne pergjegjsi ju nuk keni te drejt morale me te flisni ne emer te shqiptareve si klas politike perderi sa popullin tuaj nuk e pyetet asnjehere qofte ne rreforma dhe kudo ku u cenua e drejta e individit dhe kolektivi ,ku vetem per pronat sipas deklarates se fatmir mehdiut ne parlament jan vrare mbi 8000shqiptare ,pa llogaritur belat tjera qe i sollet kombit shqiptare ,tashme per ne zemren e popullit ja keni mbyllur deren te gjith ,kurse me force dhune mashtrim jan ditet e numruara per te gjith,lat ne borxh hall ngatrrese nje popull te tere ju si klase politike turp tu vije por dinje se zoti vonon por nuk harron,dijeni se kur populli nuk ju don ju urren ,nuk keni me vend ne te garancia siguria ,aty ku hyn urrejtja ka ikur nuk ekziston,kjo nuk eshte se e ka populli por eshte instink moral per cdo njeri edhe ti e ben nese dikush te grabit pasurin te fut ne sherr me tjetrin te mashtron ,edhe ti vet rragon tani nuk mund tiu shpetojn askush per gjith cfar na keni bere kjo perzierje interesash ne padrejtesi keni futur konflikt te brendeshem dhe jashtem interesi duke kthyer vendin ne fushbeteje interesi ku perfundimin e ka me shum viktima me lum gjaku por uroj te paret te jene ato qe ket popull e muaren ne qafe per nje shekull dhe per 27 vitene vecanti,sepse plus grabitjes dhenies me koncesione lat borxh femijen ne barkun e nenes ende pa lindur mire tek bota pa faj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *