• |
ide | kryesore

Kushtet që BE i ka vënë Shqipërisë për çeljen e negociatave në qershor 2019

Kryesore, Lajme

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian vendosën këtë të martë në Luksemburg që për hapjen e negociatave me Shqipërinë të rimblidhen në qershor të 2019-ës. Deri atëherë vendi ynë duhet të ketë plotësuar disa kushte. Në draftin e plotë të publikuar pas takimit, renditen një sërë detyrash për qeverinë e Tiranës.


Lexo më tej: 


Rama nuk arriti të hapë negociatat, por i’a doli të shmangë turpërimin

“Duke pasur parasysh progresin e mësipërm, në veçanti për pesë prioritetet kyçe, Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të mësipërm të bërë nga Shqipëria dhe planifikon rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

Prandaj, Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën e gjyqësorit në veçanti përmes Vetingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës, ruajtjen dhe thellimin e momentit aktual të reformës” – thuhet në konkluzionet e samitit të ministrave të jashtëm të BE. Por cilat janë detyrat konkrete që duhet të përmbushë Shqipëria.

“Kjo do të thotë:
– avancimin e mëtejshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit të strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese;

– finalizimin e themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës;

– forcimi i procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe në nivel të lartë” – janë pikat kyçe të përcaktuara nga ministrat e jashtëm të BE.

BE i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e mësipërme të reformave nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të raportit vjetor të Komisionit. Konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së e cila shënon edhe çeljen zyrtare të negociatave është përcaktuar të mbahet në fund të vitit 2019 pasi të jetë vlerësuar përparimi i bërë.

“Këshilli thekson që ky vlerësim i progresit duhet të përfshijë rezultate të tjera të prekshme dhe të qëndrueshme duke u përqendruar në veçanti në sundimin e ligjit. Për zgjedhjet, Këshilli i kushton një rëndësi të veçantë Shqipërisë që adreson rekomandimet e jashtëzakonshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Zyrën e Evropës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.

Këshilli gjithashtu i kushton një rëndësi të veçantë përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë në zvogëlimin e numrit të aplikimeve për azil që duken të pabazuara dhe gjithashtu i kërkon Komisionit të sigurojë që kjo të merret parasysh” – thuhet në konkluzionet e rezolutës që pritet të miratohet edhe nga krerët e qeverive të BE në samitin e 28 qershorit. ©LAPSI.al

Lexo më tej: 

Dështimi me negociatat, PD kërkon dorëheqjen e ministrit Bushati

Bruksel/ Vendoset fati i Shqipërisë. Nuk hapen negociatat

 

st10555-en18-2st10555-en18-3st10555-en18-4st10555-en18-5

7 Comments

  1. Ahaha i pallon nga trute EdRama keta idiote qe ende e besojne..eshte thjesht fakt, Shqiperise nuk ju hapen negociatat edhe kete vit keshtu qe do e hani nga pas me taksa per fondet e mungura, hani jarin tani pushta komuniste! thotë:

    EV

  2. E moret vesh more rilindas:

    “veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës, ruajtjen dhe thellimin e momentit aktual të reformës”

    “në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe në nivel të lartë”

    Nuk futen pisat ne Europe.

    Tani futini ndonje koncesion, dhe propogande se keto te dyja i beni mire.

    E moret ne qafe kete popull. Me koncesionet tuaja futet ne borxh edhe ata qe nuk kane lindur. Nuk eshte pak 30 vjet ti vesh traun rrugeve te Shqiperise.

    Sik kane ardhur punet.
    PD eshte e shitur, i la pergjysem protestat e saj. PS nuk egziton. Ka vetem Rilindas.

  3. Gabim eshte Rama shmangi turpin,kure dosjet e trafik droges vetem sa trashen ne evrope,sw ne shqiperi ka kap drejtsin per fyti.
    po ore te mjer,turqia eshte ne negociata qe 20 vite,por qdoher repansa non.

  4. Doni te futeni ne BE ju??

    Karin do futeni ne BE!!!! Edhe po u futet keni me u shfrytzu.Si se kuptoni….

    Ne fakt me kto reforma dhe me kte popull,Shqiperia do behet me keq.

    Arsyeja: Populli injorant e bythlepires qe vendos me doren e vet fatin e dhjere.
    He ju qr!

  5. Me kte letren fshin bythen se me letra i bejne tgjitha kta,me llafe tfusin nja 500 mije sirian edhe ato te Eritrese edhe mbani zezaket nshpi,popull debil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu