• |
ide | kryesore

Digjet gjatë natës makina e parkuar e një 34-vjeçari në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një makinë e parkuar është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi” dhe makina e djegur është tip “Porsh”, me targa AA 177 TK, në pronësi të shtetasit M.M, 34 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.

Sipas policisë, makina ishte e parkuar në ish-terminalin e autobusëve dhe si pasojë e flakëve mjeti ishte pjesërisht i shkrirë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe prononcimet e pronarit i cili nuk ka asnjë pretendim se mjeti mund të jetë djegur qëllimisht dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale, konkretisht për shkak të një shkëndije elektrike.

Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *