• |
ide | kryesore

Divjakë/ Zbulohet foleja e breshkës detare

Stil



Për herë të parë në Shqipëri zbulohet një fole breshke detare. Bëhet fjalë për kokëmadhen e njohur me emrin shkencor “Caretta Caretta”, foleja e të cilës është gjetur në Divjakë.

Kërkuesit shkencorë thonë se ky është rast i rrallë, por nuk tregojnë vendin ku ndodhen vezët. Ishte një mësues, ai që njoftoi për gjurmët e çuditshme në rërë. Studiuesit zbuluan që ato i përkisnin një breshke detare, që kishte dalë për të lëshuar vezë.

Kjo nuk është prova e parë për folenizimin e kësaj gjallese në Shqipëri, pasi në 2017-n janë gjetur të vegjël në gjirin e Drinit dhe në 2010-n vezë në fund të një vaske në Patok, ku mbahej një breshkë e marrë në studim.



2 Comments

  1. Tani ja hodhem qe gjetem folene e breshkes,po nuk qenka -orakull-nuk na solli fat -nuk na hapen negociatat.Lerini breshkat dhe merruni me njerzit se po ikin njerzit nga ky vend se paskerka qene i mallkuar dhe po vijne breshkat .Nuk eshte lajm ky o –lapsi-breshka e hardhuca ka plot ky vend ,Kohet e fundit na jane shtuar –krokodilet-,kameleonet-tigrat dhe luanet,dhelprat dhe kunadhet ,bufet dhe cakallet dhe keta i gjen te –gjithe ne kopshtin zollogjik qe eshte –Parlamenti shqiptar-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *