• |
ide | kryesore

Hapja e negociatave, ministri i Jashtëm holandez: Keni bërë progres, por nuk jeni ku duhet

Lajme, Të fundit
Parlamenti-Europian-701x467.jpg



Përfaqësues të vende të BE-së diskutojnë këtë të martë nëse do të hapin dritën jeshile për hapjen e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedoninë në familjen europiane. Komisioni Europian rekomandoi në prill se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë mjaftueshëm progres për të garantuar fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok pranoi se të dy vendet kanë bërë “përparim të rëndësishëm”. “Por, në të njëjtën kohë, ata nuk janë ende ku duhet”, tha Blok. “Ne duam të shohim një rekord në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit”.

Nderkohe, Michael Roth, ministri i punëve të Jashtme të Gjermanisë, tha para mbledhjes për gazetarët se të dy vendet kanë bërë “përparim të dukshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit”, prandaj Gjermania mbështet nisjen e procesit.

“Unë mund t’i bëj apel edhe një herë miqve tanë në Holandë dhe Francë që të mos qëndrojnë në rrugën e një konsensusi të nevojshëm”, tha Roth para një takimi të ministrave të punëve të jashtëm të bllokut.

Roth tha se megjithatë ishte optimist se ministrat mund të bien dakord të martën, duke vënë në dukje se Gjermania ka propozuar një kompromis.

“Sot mund të ngremë disa çështje dhe mund të qartësojmë se veçanërisht Shqipëria duhet të përmbushë disa parakushte për hapjen e kapitujve për negociatat”, tha ai.



3 Comments

  1. Nuk mund te gjej dot fjale per te ilustruar se sa antishqipetar jeni ju te ashtuquajtur opozitare.
    Ne asnje vend te botes qyteteruar perpara interesave kombetare nuk vihet asnje pengese.
    Memorja kometare do t’ju “groposi” si plehra te ndyra infektive.

  2. Dihet e ështe e vërtetuar me fakte historikisht, se kundër integrimit europian e euroatllantik, ka qenë e është ish PPSH, trashëgimtare biollogjike e ideollogjike e së cilës është sot PS. Edhe nëse sot PS bën sikur i djeg shpirti për integrimin europian, faktikisht lidhjet i ka me Internacionalen socialiste, e jo me sistemet demokratike pluraliste përëndimore. Edi Rama nuk lufton për integrimin në familjen demokratike europiane perëndimore, por në dëshirën e tij që BE ti kthehet modelit socialist të sistemit qeverisës, e mundësisht që të eleminojë çdo parti opozitare .
    E pra ky nuk është modeli demokratik europian perëndimor të cilit ju bashkuan popujt e ish perandorisë komuniste pas shembjes së murit të Berlinit.
    Rama kërkon të “rilind” sistemin monist komunist të njohur me emrin sistem socialist jo se ai ka bindje komuniste, por se duke u fuqizuar me një oligarki biznesmenësh të pasuruar në rrugë kriminale, kërkon të realizojë ëndrën e tij të pushtetit të pakufizuar diktatorial.
    Në këto kushte, pikërisht duke parrë rrezikun që në Shqipëri të “rilindë” sistemi diktatorial i modelit punist, tashmë socialisto-drogist-kapitalist, e shoh të domosdoshme që BE të vendosë sa më shpejtë fillimin e negociatave të uruara e të vonuara me Shqipërinë, për pranimin e saj të kushtëzuar.
    Vetë drafti i normave të përcaktuara të negociatave, ja heq mundësitë Ramës që të bëjë marifete antidemokratike në qeverisje, apo që “reformat” e rekomanduara, ti përdorë për pushtet diktatorial të pakufizuar si Erdogani. Me gjuhë dipllomatike është përgëzuar Shqipëria për të ashtuauajturën “reformë në drejtësi” si një fillesë e një reforme kundër korrupsioni e krimit.
    I mbyllën syte e veshët ca zyrtarë europianë, për shpërthimin e kultivimit të drogës e trafikut të saj rekord në Europë, me shpresë se me këtë reformë më së fundi do të bien në rrjetë, “peshqit e mëdhej” të politikës shqiptare që e favorizuan krimin.
    Nuk kemi dëgjuar asnjë zyrtar të BE apo SHBA, që të kërkojë arrestimin e Berishës apo ndonjë ministri të tij, për Gërdecin e famshëm, 21 janarin apo Rrugën e Kombit.
    Si SHBA, ashtu edhe BE, për herë të parë në historinë e zgjatur të tranzicionit shqiptar, e lanë gjuhën përgjithësuese dipllomatike për “politikën shqiptare”, por përmendën me emra, deputetë, kryetarë bashkie e ministra të “mazhorances” qeverisëse socialiste të Ramës për lidhje të tyre me krimin.
    E vetmja gje qe nuk e kanë deklaruar hapur, është miratimi i kërkesës së opozitës për dorheqjen e kryeministrit Rama, pasi duke mos kaluar në statusin e negociatave të integrimit, asnjë qeveri e huaj nuk mund të kërkoje dorheqjen e një kryeministri të një vendi jashtë BE.
    Në momentin kur qeveria shqiptare do të firmosë dokumentin e fillimit të negociatave, ajo ka firmosur edhe statusin e një vendi me pamvarësi të kufizuar që duhet të realizoje doemos ato kushte që i diktohen.
    Pikërisht për këtë, e shoh të domosdoshme për Shqipërinë qe të gjitha vendet e BE, të vendosin hapjen e negociatat me Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *