• |
ide | kryesore

Itali, sherr me shqiptaren për xhelozi, burrit merr armën dhe qëllon djalin

Lajme, Të fundit



Degjeneron sherri i radhës mes burrit dhe gruas shqiptare ne Itali. Pas sherrit për xhelozi, që duket se ishin të vazhdueshme ne këtë familje, 54-vjeçari rrëmben armën dhe qëllon mbi djalin.

Për fat asgjë serioze, pasi i biri 20 vjeç shpëtoi për mrekulli.

Policia ka bërë arrestimin e shqiptarit dhe i ka gjetur edhe një arsenal armesh, armë zjarri dhe armë të ftohta.

Alarmi u dha nga bashkëshortja e tij, e cila njoftoi autoritetet policore. Gruaja shqiptare 44-vjeçare dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti. Ishte ajo që e dha alarmin dhe kërkoi ndihmë.

Kur policia mbërriti në banesën e çiftit në Villa Romana, e gjetën burrin me iniciale V.F. në gjendje të dehur.



1 Comment

  1. Po çfare lidhje ka foto si me siper me arme te ftohta dhe ngrohta me lajmin e tragjedise se radhes neper familjet shqiptare ku burri me shume probleme pune ka cuar gruan te beje patrime neper shpia ….. Nuk cohet gruaja neper shtepira te huaja se aty kryhen te gjitha veprimet …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *