• |
ide | kryesore

Kush e informoi Bashën për Tojotën me 3.4 milion euro?

Arkiva, Kryesore



Kur Lulzim Basha lëshoi në parlament deklaratën se për pak ditë mbërrinte në Shqipëri një Toyota Yaris me 1.5 milion euro të fituara me paratë e drogës dhe se personat që sillnin paratë kishin lidhje me Taulant Ballën, vetë deputeti socialist ia dha të qeshurës. Pas foltores ku fliste Basha, edhe Edi Rama gajasej me të madhe.

Skena ishte një “deja vu”. Njësoj kishin qeshur në sallën e kuvendit socialistët, kur Sali Berisha denoncoi avionët e drogës që uleshin në Divjakë dhe që Rama me humor i quajti “mushkonja”. Ilariteti në sallë, merrte efekt sërish nga e njëjta temë, droga.

Historia u përsërit më e plotë, kur doli lajmi për kapjen e dy mjeteve tip Toyota të mbushura me paratë e drogës. Për socialistët nuk kishte më arsye për të qeshur. Kreu i grupit parlamentar të mazhorancës u vu para një akuze serioze. Sipas opozitës ai kishte lidhje me grupin kriminal që solli jo pak, por 3.4 milion euro.

Eshtë e pashmangshme pyetja; Si arriti Lulzim Basha të informohej për të dhënat e aksionit sekret?

Të vërtetat e të dyja palëve janë larg njëra tjetrës, por nëse kreu i PD-së u informua nga shërbimet partnere, atëherë ai nuk mund t’i keqpërdorte informacionet për qëllime politike.

Makinat ishin nisur prej ditësh nga Belgjika, kishin ndaluar në Ankona të Italisë dhe që andej mbërritën në Durrës. Duke qenë se paratë ishin grumbulluar nga shitja e drogës në disa vende europiane, nuk përjashtohet mundësia që shërbimet partnere të kishin dijeni për lëvizjen e tyre. Pikërisht komunikimi i shërbimeve të huaja me Bashën është pjesa që sulmohet më fort nga mazhoranca.

Opsioni i mbështetur nga Taulant Balla është se informacioni rrodhi nga një agjent i SHISH. Në këtë rast, Balla akuzon se lidhja mes tij dhe parave të drogës është e sajuar. Dhe për ta bërë akoma më të besueshëm këtë opsion, Partia Socialiste përdori policinë.

Të hënën, Taulant Balla njoftoi një konferencë për shtyp në orën 13:00 nga selia e PS. Por në minutat e fundit konferenca u anullua. Nuk u dhanë arsyet se përse Balla nuk e tha fjalën e tij mesditën e së hënës, por rreth dy orë pas anullimit të konferencës nga selia e PS-së, Policia e Shtetit doli me një version të historisë që, çuditërisht, përfshinte brenda saj edhe deklaratën e Lulzim Bashës.

Ky njoftim publik është nga më të rrallët në llojin e tij. Si kurrë ndonjëherë, policia e thekson dy herë burimin nga e kanë marrë informacionin uniformat blu. Thuhet se informacioni u mor fillimisht të mërkurën nga “burimet e saj vendase” dhe herën e dytë, të enjten nga “një agjensi ligjzbatuese shqiptare”. 

“Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.

Me marrjen e këtij informacioni, iu është dhënë porosi gjithë strukturave të Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimin dhe kontrollin e kësaj ngarkese.

Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.

Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara”

Koordinimi mes policisë dhe deputetit të akuzuar, për të ndërtuar një version të përbashkët nuk janë rastësi. Qartësisht zyra e shtypit e policisë është angazhuar të përgënjeshtrojë Lulzim Bashën, sipas të cilit, informacioni për Toyota Yaris i erdhi nga shërbimet partnere.

Të njëjtit version i qëndroi edhe Taulant Balla, kur foli një ditë më pas. “Me sa jam njohur nga deklarata e policisë kam kuptuar se një institucion ligjzbatuese ka pasur rrjedhje informacioni tek një person i papërgjegjshëm që quhet Lulzim Xhelal Bashau shpreh Balla.

Siç ndodh rëndom në Shqipëri hetimet për grupin kriminal vështirë se do të shkojnë deri tek “peshku i madh”, por 3.4 milion euro të fituara me paratë e drogës janë tashmë një çështje politike dhe si zakonisht, policia është përdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.©Lapsi.al

 

 

 



22 Comments

  1. bushat e shkullak muajt e arshem do merrni lesh negjmije se paga ju dogj ne dogan,por me keq punen e kan mero,vasjari,muq nano ata vetem kokaina i aguan.

      1. prap ti-ti muk i lodhe 75 vite duke ilepir dhjerjev te stalinit bythen si enveri,ramizi,ruqi,rama,spartak braho e ende flet e lepin e un qe them te verteten te duket shum.rama e enveri ju japin m.t e ju kujtoni se hani mjalt.

  2. Ka dy pasaktësira në këtë lajm të lapsit.
    E para, në parlament si Rama ashtu edhe Balla, po qeshnin me nervozitet jo për lajmin që dha Basha më vonë lidhur me paratë, por për faktin se ai deklaroi që në Berlin kishte lobuar për hapjen e negociatave.
    Balla si Balla. Po të ngryset në fytyrë Rama, edhe ai ngryset menjëherë. Po të qeshë Rama duke e hapur artificialisht gojën me të madhe, edhe Balla do ta imitojë ate. Qeshja e tyre e sforcuar, u bë me qëllim për të zhvlerësuar ato që tha Basha si shenjë mosbesimi.
    Ky ishte momenti që Basha ja hodhi ndoshta i nxituar Ballës lajmin e ardhjes së parave me Toyota Yar, duke mos e përmendur ate me emër, por duke aluduar për te meqë kishte informacionin se një deputet i PS, ishte përzjerë në këtë histori.
    Së dyti, ku e ka dëgjuar lapsi lajmin që Basha paska deklaruar se informacionin e ka marë nga shërbimet informative partnere ? Mundet që këtë dyshim ta ketë dikush, por vetë Basha nuk ka asnjë deklaratë publike për këtë.

  3. Nese jane leke droge lerini te kalojne o bytheqira se asgje e keqe nuk vjen nga leket ne ekonomi, vetem me shume leke per te gjithe. Te gjitha shtetet qe na bejne moral jane vete te zhytura deri ne fyt me tregtine e droges.

    1. O “malok” !
      Të gjithë hajdutët e trafikantët e drogës kështu mendojnë si ti.
      Po çkeni more që na bini në qafe ? – ankohen ata !
      Paratë në Shqipëri po i sjellim.
      Mandej për të justifikuar veten shtojnë se nuk kam vjedhur apo trafikuar drogë vetëm unë, po këtë e bëjne të gjithë, edhe kryetarët e shteteve demokratike ?????????

    2. Kjo eshte nje pergjigje naive me buonsens nga ana jote . Por ne nje vend me demokraci shume te cunguar si i yni ti lihet dore e lire maskarait do te thote se vendi eshte drejt gremines . Aq me teper qe ky maskara ka nga prapa(me shume gjasa) edhe politikanin , atehere ti je nje narkoshtet . Ne kete rast i marrim te keqen kolumbise .

  4. Llalla me vale ballad I ka lkoqet e forts se e mbrone rama me xhendar,prokurore,gjykates
    Ata benne crate ‘mesh kryeprokurori,k Hutus.k gnykatesi k.komunist pundits rama
    Po nu nuke u lindies qe ata Monistat Para vdukin hjurmef se te vjedhine

  5. Ore po ju jeni në terezi,apo e keni humbur fare!Po si more,tani bashës po i bien edhe në qafë, sipas jush?!!Ndërkohë që në ç’do vend serioz basha do ishte thërritur si i pandehur nga prokuroria si dekonspirues i aksioneve ligjë zbatuese,duke rrezikuar burgun,ndërsa ju shqetësoheni se policia me aludimet e saj që info bashës i ka ardhur nga agjensitë ligjë zbatuese vëndase po keqpërdoret për të goditur bashën!!!Në fakt keni plotësisht të drejtë kur thoni që policia po keqpërdoret sepse po të ishte ndryshe do kishte arrestuar me njëherë lulin sapo u kap makina, për konsum të veprës penale publikisht në kushte spektakolare flagrance,brënda mureve të kuvendi!

  6. PIASH, PIAHASHASH,,,,,Kjo polici duhej ta falenderonte BASHEN, e jo te vepronte me keto udhezime qe jep zotrote, sikur te jesh polic i komunizmit. Sa i perket veprimit policise me shpejtesi te dekonspirimit te autoreve, eshte dinakeri qe me veprimet e deklaratat e saj demotivon pergjegjesine e kapies se parave, pa kapur autoret e ata qe e kane indiciuar. Kur informacioni ashtu si doli plicia profesionale duhej te kish vepruar ne fshehtesi, e ta ndiqte procesin deri sa te zbulonte grupin, e porositesit, por nuk mund ta bente keshtu, mbasi lidhjet e qeveritareve, apo ndonje oligarku do nxirrte ne shesh doren e ketij pushteti ne kete mesele. Per keto ngjarije policia e ka treguar se eshte e zonja ne ngritjen e thurjen e shume alibive, qe sot nga pa aftesia e saje nuk eshte arrestuar asnje piranje,,,, Me kete loje te ndyre, mund te themi,,,MJERE NE SE NE C:PUSHTET QE JEMI…..

    1. E shikon ore xixa llogjikën tënde!Pasi doli informacioni thua(dhe ku doli,live nga kuvendi),policia duhej të vepronte në fshehtësi!Dmth sipas logjikës tënde luli duhet falenderuar,megjithëse njoftoi autorët për rrezikun që i kanosej live nga kuvendi dhe 3 ditë prapa autorët rezultuan të arratisur,dhe fajin e ka policia që s’paska vepruar në fshehtësi ndërkohë që megjithëse luli njoftoi autorët prapë disa persona u arrestuan përfshirë dhe porositësi formal i makinave.Ju militantët e pedes jeni të gjithë plus/minus pranë nivelit të arit se nuk ka shpjegim tjetër me k’të logjikë që kini!

    2. P.S. Kam lindur pas 90′ dhe policët i neverisë thuajse dhe më shumë se bagëtitë e pd-ps-lsi-etj…Por nga 1 person me llogjikën tënde atë hamendësim mund të presësh;pra që unë ngjaj me 1 polic të komunizmit përse them ekzaktësisht atë çfarë ndodhi pra që lulzimi konsumoi vepër penale në kushte të flagrancës më spektakolare të mundshme,drejtë për së drejti nga parlamenti.Megjithëse vepra penale u faktua 3 ditë më pas,prapë konsumi i veprës penale mbetet në kushte flagrance,absolute madje!

  7. Respekt te madhe per Shqiptarin Lulzim Basha,se te gjithe i njofin organizaten droga me masken ps,por ju ka ardhe fundi dhe jane vetizoluar,si nga pooulli shqiptar,si nga Europa,si nga USA,dge tani edi ramaxme ps luane rokin e ramazan kadirov i qeqenis,ku i sherben vetem interesave te Putinit,çka dokumentohet tani aleanca anti shqiptaro evropiane,Erdogan,putin-Edi rama.
    Pinjolli i putinit ramazan kadirov e shkatrroj qeqenin dhe ri-ktheje nen administrinin ruse,nepermes islamit,çka te njwjten praktik e politike e ben edi rama ne shqiperi,me islamizimin dhe turqzimin e shqiperis.
    me xhania gjigabde turke,ekskluziv me program erdogan asimilimi pee shqiptaret ne turq,dhe program djihadi ,shkuarje ne kuftra ne siri,irake e tani sipas gazetes figaro,gjihadistet nga siria po ikun nga frika e bombardimeve te amerikes e evrope,rusis dhe po shkojne ne Avganistan te Talibanet,ku ka edhe islamist te edi rames e hashim thaqit.
    shkurt dhe shqip.ps e krijoj rusia per shkatrrinin e shqiperis.
    Adem demaqi patrioti shqiprar ka thene:fen isalame e drehtojn rusia me serbin ne kosove e shqiperi.
    ma mire me qen nje grose merde sesa nje musulman.

  8. Normale,te akuzohet ne parlament dhe ze qesh si gomar,fshatari i ndyre.

    Keshtu eshte kur jeton ne nje vend me njerez frikacake,vijne komentojne ketu.

    Shkoni votoni prap,ju qr,se prej votes suaj e hane dhe te tjeret.

    Popull leshi

  9. Nese akuzohesh,mos qesh por pergjigju.

    Fakti qe qesh si histerik,do te thote qe ska nevoje me per fjale.

    Kshuqe shyqyr qe kane kete popull me njerez karagjoze,se per to 365 dite qe ka viti i kan qyl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *