• |
ide | kryesore

Mes 14 të arrestuarve për trafik droge në Parma edhe shqiptarë, roli i tyre…

Lajme
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



Policia e Parmës arrestoi 14 persona, të akuzuar për trafik droge, mes tyre edhe shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se 38 persona janë të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar 23 kg drogë. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Tabula Rasa’ që u krye nga karabinierët e Parmës në pranga ranë 9 shtetas nga Magrebi, 4 shqiptarë dhe një italian. Ata ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm, ndërsa mes drogave shisnin edhe heroinë.

“Ansa” shkruan se aktivitetin e tyre trafikantët e zhvillonin në një lagje historike të Parmës. Po ashtu thuhet se droga sigurohej nga shqiptarët, ndërsa shitej nga një grup afrikanësh. Ndërkohë, hetimet për këtë grup kriminal kishin nisur që në vitin 2016, ndërsa gjatë kësaj kohe ishin zhvilluar dy operacione.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *