• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm grek, Kotzias: Po diskutohet çelja e negociatave në mes të vitit 2019

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias thotë se do të jepet drita jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe po diskutohet që çelja e negociatave të bëhet në mes të vitit 2019.

Duke folur pas përfundimit të diskutimeve në Bruksel, Kotizas tha: “Janë dy grupe vendesh, një që është më i madhi, 25 vende, mbështet të hapë negociatat në samitin e 2019 dhe 3 vende, Danimarka Holanda dhe Franca që thonë se duhet të shohin procesin, procesin evropian, stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit në Evropën Juglindore. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë BE. E di që disa vende frikësohen nga populizmi , po nuk mund të luftojmë populizmin me hapa pas. Disa vende kërkojnë integrim të thelluar dhe pastaj zgjerimin, dhe kanë të drejtë, po u tregova një histori që e di mirë se çfarë ndodhi në vitet ‘90. Eksperienca jonë është se mund të bëjmë në të njëjtën kohë të dy proceset dhe është më e mirë për Evropën”.

I pyetur nëse dy shtetet, Maqedonia dhe Shqipëria të mos çelin njëkohësisht këtë proces, Kotzias tha se nuk është pozitive për fuqinë e rajonit.

 



3 Comments

  1. Si do qe na fus ne lufte me vendet e tjera te BE. Kur be dhe greku si i mire. Po ska faj ky, e kane fajin keta tanet qe ,sic po shihet, ia paskan premtu detin

  2. Kujdes nga ky greku topolak , po nuk morri 10 pjese nuk te jep gjysem . Do tja degjojme melodine edhe teksin do tja lexojme mbas firmosjes se paktit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *