• |
ide | kryesore

Pas deklaratave për skllavërinë, Kanye rrezikon divorc

Paparazzi, Slider



Komentet e tij mbi skllavërinë të publikuara nga “TMZ” duket se nuk ndikuan vetëm në anën profesionale të reperit por edhe në atë bashkëshortore.

Teksa shumë media në SHBA e jo vetëm, kanë refuzuar të transmetojnë këngët e Kanye West, një tjetër dështim i tij do të ishte nëse Kim do të ndahej nga ai. Kanye ka pranuar se i frikësohej faktit që Kim mund ta divorconte dhe për ditë të tëra marrëdhënia e tyre në çift ka qenë e vaket.

“Kam marrë disa anëtarë të familjes së saj në telefon për t’i pyetur nëse Kim po mendonte për një divorc. Kjo gjë më ka tmerruar” ,-u shpreh ai për “E News”. West gjithashtu theksoi se komenti i tij ‘skllavëria është një zgjedhje’ është keqinterpretuar ndërkohë që “TMZ” ka shkëputur pjesën tjetër të shpjegimit duke e bërë atë të fitojë një reputacion të keq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *