• |
ide | kryesore

Refugjatët/ Ne i kemi humbur mikpritjen dhe besën

2, Ide



Ku vajtën: Mikpritja, zemërgjerësia, besa, njerëzillëku, toleranca e ca cilësi të tjera që ia kemi mbushur mendjen vetes që i kemi me shumicë?

Mes mjegullnajës së përgjithshme informative, ndërthurjes papërgjegjshmërisht të shfrenuar të spekullimeve, hamendësimeve, gënjeshtrave, opinioneve dhe fakteve, është e pamundur të përcaktosh vërtetësinë e pretendimit se Europa i ka kushtëzuar hapjen e bisedimeve për anëtarësim Shqipërisë në këmbim të pranimit nga kjo e fundi të 600 mijë refugjatëve. Prandaj nuk ia vlen të merresh me saktësinë e lajmit. Ajo me të cilën unë do desha të merresha dhe për ekzistencën e të cilës nuk ka pikë dyshimi, është fryma e shëmtuar e racizmit, egërsia anti-njerëzore, shpirtvogëlsia dhe mungesa e plotë e ndjenjës së mikpritjes që po dëshmojnë haptazi politikanë, gazetarë, analistë dhe përgjithësisht tifozë politikë që shpalosin çdo ditë pikpamjet e tyre pa pikë ndroje në rrjetet sociale e kudo që iu jepet rasti.

Mund të argumentohet që 600 mijë immigrantë janë shumë për një popullsi prej dy milion gjysmë banorësh, për një vend me ekonomi mizerabël, me shifra të frikshme papunësie dhe pa shenja premtuese për të ardhmen. Mund të pretendohet se Shqipëria, me një popullsi relativisht të re, nuk ka nevojë ekonomike për emigrantë, siç kanë shumica e vendeve të Europës Perëndimore. Mund të thuhet, gjithashtu, se përgjegjësinë më të madhe për mbajtjen dhe ndihmën e refugjatëve duhet ta kenë ato vende që e kanë shkaktuar krizën humanitare dhe ekonomike, që i ka detyruar refugjatët të braktisin vendet e tyre, vendet që kanë përfituar drejtpërdrejt ekonomikisht nga këto kriza, në të cilat vështirë se mund të bëjë pjesë Shqipëria.

Por këto arsyetime ose anashkalohen ose injorohen. Mbizotërojnë argumenta që duket sikur kanë dalë drejtpërdrejt nga Mein Kampf-i apo nga Bibla, gjykime të bazuar në përbuzjen për racën dhe fenë e të ardhurve, për statusin e tyre dhe për gjoja mundësinë për të qënë terroristë. Ngado dëgjon e lexon mendime të deformuara nga ksenofobia, urrejtja për të huajt, veçanërisht për ata të huaj që ne i mendojmë sikur janë poshtë nesh dhe që kemi mundësi t’i shkelim me këmbë, ose që na kërkojnë ndihmë dhe ne e kemi në dorë të mos ua japim.

Shqipëria sot ka 2 milion e gjysmë banorë dhe jo 3 milion e gjysmë, pasi një e treta e popullsisë së saj ka emigruar– është shpërndarë në vende të ndryshme të botës. Një e treta e popullsisë së vendit janë larguar dhe, në një farë mënyre, janë mikpritur në vende të tjerë të botës– pa ua mohuar të drejtën e emigrimit ngaqë kanë qënë katolikë, ortodoksë, muslimanë, bektashinj, ateistë, komunistë, socialistë, apo fashistë. Pjesa më e madhe e tyre punojnë dhe dërgojnë, në forma dhe mënyra të ndryshme, ndihmesën e tyre në Shqipëri. Shumë biznese sot në Shqipëri janë fryt i ndihmesës së drejtpërdrejtë financiare të emigrantëve, fryt i njohurive të tyre profesionale, përvojave të punës, shkollimit dhe diplomave të fituara në vende të tjera dhe në kurriz të ekonomive të atyre vendeve. Mbi një milion emigrantë shqiptarë i kanë krijuar mundësi atyre që s’kanë emigruar që të kenë më shumë shanse punësimi, më pak konkurrencë, më tepër rast për të ecur. Shkurt, Shqipëria është vend që këto 30 vjetët e fundit ka përfituar nga emigracioni. Jo, jo thjesht ka përfituar- ka përfituar jashtë mase. Kanë përfituar të gjithë – ata që kanë emigruar dhe ata që kanë ndenjur në Shqipëri, ata që janë kthyer dhe ata që nuk janë kthyer.

Normalisht, një popull që ka përfituar kaq shumë nga emigracioni dhe që mburret nga mëngjesi deri në darkë me traditat e mikpritjes pritej të tregohej pak më zemërgjerë me rastin që i jepet për të ndihmuar njerëz të tjerë nevojtarë, hallexhinj, të detyruar të lenë vendet e tyre nga lufta ose varfëria ekstreme. Por jo shqiptarët. Shqiptarët, me sa duket e kanë harxhuar gjithë arsenalin e mikpritjes së tyre me turistët nga Europa Veriore, që i kanë xhepat plot me euro. Për refugjatët që kërkojnë strehë pa ofruar para ka vetëm përbuzje, fyerje, neveri, urrejtje.

Normalisht një popull që mburret se ka arritur harmoninë më të përsosur midis komuniteteve fetare nuk duhej të shqetësohej për përkatësinë fetare të atyre që i trokasin në derë. Por jo shqiptarët. Shqiptarët janë të shqetësuar se këta 600 mijë që rrezikojnë t’i hyjnë në shtëpi janë muslimanë dhe kanë për t’i ndërruar kulturën thellësisht “të krishterë” kombit të tyre. Shqiptarët, që po t’i pyesësh se çfarë feje kanë të përgjigjen pa u menduar se janë 70 përqind muslimanë, 20 përqind ortodoksë dhe 10 përqind katolikë, ndihen keq se ata që po iu trokasin në derë janë muslimanë. Dhe muslimanët janë terroristë. Shqiptarët, që s’ka dy javë që kanë marrë vesh që një nga krerët e ISIS është bashkatdhetari i tyre, kanë frikë se mos sirianët do t’iu sjellin ISIS-in në Shqipëri. Shqiptarët janë gati të mirëpresin vetëm anglo- saksonë protestantë ose katolikë me xhepat plot.

Normalisht një popull që është përzjerë historikisht me helenë, romakë, bullgarë, serbë, turq, grekë, italianë, gotë e fizigotë, keltë, vikingë dhe katalonjas, fenikas, rusë, armenë e persianë nuk duhet ta kishte shumë problem ruajtjen e pastërtisë racore. Po jo shqiptarët. Shqiptarët i kanë mbushur mendjen vetes që vijnë të papërzjerë etnikisht drejtpërdrejt nga Eva dhe Adami, nga perënditë e Olimpit, ose nga faraonët e Egjiptit dhe se të tjerët, që nuk dihet nga e kanë origjinën, duhen mbajtur sa më larg kufijve. Ata mirëpresin vetëm racë të pastër arjane, nga ajo që kishte ndërmend të krijonte Hitleri.

Nuk di ç’të mendosh më parë kur sheh gjithë atë vrer që derdhet kundër imigrantëve, kundër refugjatëve në mediat dhe rrjetet sociale shqiptare. A thua është faji i pompimit ultranacionalist që iu është lënë në dorë folkloristëve me parrullat stadiumore “Oh sa mirë me ken shqiptar”? Apo është pasojë e edukimit (ose mungesës së tij) që ushqen gënjeshtra dhe budallallëqe mbi prejardhjen super të lashtë atlantiko- pellazgjiko- ilire? Apo ndoshta propagandimi i superioritetit të kombit, mbështetur në origjinën gjoja shqiptare të thuajse gjithë figurave të ndritura të historisë dhe aktualitetit, na ka bërë të ndihemi sikur jemi më të mirë se të tjerët?

Mund të jenë shumë shkaqe. Një gjë mund të konstatohet pa vështirësi– ne e kemi humbur ndjenjën e njerëzillëkut, ndjenjën e shpirtmadhësisë dhe dëshirës për të ndihmuar njerëzit në nevojë, ndjenjën e mikpriptjes dhe të besës. Them e kemi humbur sepse as unë vetë nuk heq dorë nga fiksimi që dikur edhe mund ta kemi pasur. Ndoshta jam gabim.



14 Comments

  1. po ik o bythqir pse nuk merr pos frrokut doshit e roshit edhe habilajt e tahirin,ta fusin me thell.nuk kan humb shqiptaret zemren e solidaritetin por krymba qenefi si ti ,muq nano,baze qe lepijni byth rame.

  2. Shkrimi eshte i kendshem por….!, por besa e mikpritja e shqiptareve te varfer i ka caqet e kufizuara e smund ta trajtojme si nje vlere nderkontinentale dhe e pafund ne vlera monetare, e dyta ka shume shembuj ne histori qe popuj te veçante kane humbur indititetin e tyre nga asimilimi nga popujt e tjere. per sa i perket tolerances fetare nuk eshte e vertete qe ne jemi tolerant ndaj njeri tjetrit, harmonia fetare qe na peralliset vjen nga fakti qe nuk kemi ndjenja te thella e apsolute per fene.

  3. Nuk ka asnjë lidhje besa e mikpritja e shqiptarit me “KAMPET E PËRQËNDRIMIT” për emigrantë që doni të ngrini ju, o qelbësira. Asnjë shqiptar nuk kundërshton dhënien e azilit nga Shqipëria për ata individë që e këkojnë dhe e meritojnë. BE-ja nuk na kthen dot në njëtë tillë.

  4. Shkrimi eshte I drejte ,por duhej theksuar origjina indo europiane qe kemi,pra jemi Indiane te ardhur apo afrikane pirate.ADN-ja Jone nuk ka asnje lidhje me iliret,jemi race e ulet ku I kendohet beses qe nuk e mbajme kurre historikisht.Cdo vakum qe krijohet do te plotesohet.Shqiptaret maje direkut te anijeve shkonin ne Itali dhe maleve ne Greqi.Edhe ambasadoret kerkonin strehim politik kudo ne bote.Njerez nga hici.

  5. Shkrim me tendence poshteruese, duke e kapur shkarazi origjinen, ku me demek qenkemi race e perzier dhe jo e paster sic pretendojme. Ne kemi shume vlera si popull, ne jemi pasardhes direkt te ilireve, nder racat me te pastra dhe te vecanta ne Europe, inteligjente, te pashem, puntore, bujar qe nuk na i mohoni dot as ti dhe as ata shoviniste qe te paguajne ty.
    Dashke qe ne Shqiperi qe ne cdo tre persona njeri te jete jevg. Kjo s`mund te ndodhe kurre, se pas 30 vjetesh shqiptaret do jene ne minorance. Jane munduar nder shekuj qe te asimilojne shqiptaret dhe s`kane mundur, Tani disa qarqe te caktuara paskan hedhur idene e 600 mije jevgjve te vijne ne Shqiperi. Kurre.

  6. Pak rendesi ka origjina dhe budallalleqe te tjera…Kur robi nuk ka c’te haje dhe jeton ne nje vend qe cdo dite adminitrohet keq e me keq…nuk ka c’ti ofroje te tjereve..e me mire te thuash jo sesa te jesh hipokrit si ky ortodoksi Kallamata…

  7. @@@EDI mba fjalime ti se afrikanet po vijne me vapor njelloj si shqiptaret ne 1992.Po pate ndonje vend bosh ose ndonje are djerr,beju nder ketyre afro-ve ,neser do te bejme edhe krushqi ,do kendojme edhe arabisht si dikur.Leri pordhet.

  8. Nuk e kutpoj se ku e ka gjetur racizmin ne Bibel ky teoricieni. Bibla si libri me i vjeter ku bazohen te gjitha fete monoteiste eshte e pamundur te beje fjale per racizem,. Per kete arsye as nuk denjova ta lexoj deri ne fund kete pseudo artikull. Me kete arsyetim do duhej te pranoheshin edhe armet kimike siriane sepse ato po perdoreshin kunder nje popullsie te pafajshme.

  9. O ti mikpritesi,shko priti ti ato jevgjit edhe futi nshpi.

    Po cja fut kot mer burr,shqiptari rraca me e keqe ne planet

  10. Nuk duhet te tolerohet intoleranti or mik, ka thene i madhi Karl Popper, mesuesi i mesuesit tuaj Soros. Ndaj reflekto ne do ti rritesh femijet e tu me kulture shqiptare dhe jo orientale.

  11. E keni pare ne fytyre popullin njeri si kinez, tjetri si rus njeri jevg tjetri si bullgar. Ne nje qytet te ketij vendi nuk gjen nje rrace me karakteristika te njejta. Sirianet jane rraca nga me te vjetrat ne bote. Mos beni keshtu o rrace ne degjenerim. Dhe kur te mungon fantazia dhe imagjinata ti do te kthehesh ne katil.

  12. Zoteri ti nuk e ke idene se cfare eshte besa dhe besa ne konceptin tradicional nuk ka lidhje me ceshtjen e refugjateve. Shkrim dilitantesk

  13. Z.Kallamata per ju qe e keni ndertuar jeten ne Kanada eshte shume e kollajshme te hiqeni si humanitar i madh!
    Ketu nuk behet fjale per mikpritje , por per ndryshime rrenjesore sociale, fetare dhe cenimit te sigurise kombetare. Nuk duhet te heshtim nese themi qe ne nje popullsi prej 2.5 milion shqiptaresh ( qe vazhdojne te largohen pa pushim me nje rritem 50 mije banore/ vit neper bote) te pranosh 600 mije refugjate ( ku mes tyre ka edhe shume terroriste dhe ekstremiste fetare!) jo vetem qe eshte e pamundur te perballohet ekonomikisht, por eshte tejet e rrezikshme per ekuilibrat social- fetare si edhe per rrezikun e asimilimit te kombit tone. Sorosi dhe soroistet po punojne fort ta kthejne sidomos Europen ne nje kontinent amorf, pa identitete kombetare, pa norma morale apo fetare, pa kulrure perendimore, pa familje tradicionale qe eshte e vetmja garanci qe con shoqerine perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *