• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca për grupin e Shullazit, prokuroria s’ka gati konkluzionet për pretencën

Lajme, Të fundit



Seanca gjyqësore e sotme për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehurit e tjerë, ku ishte parashikuar të jepej pretenca e Prokurorisë, është shtyrë. Organi i akuzës ka kërkuar shtyrjen deri në 10 Korrik me argumentin se nuk ka pasur gati konkluzionet përfundimtare. Procesi gjyqësor për këtë grup të strukturuar kriminal përfundoi më 12 qershor.

Nën akuzë si pjesë e grupit përveç Emiljano Shullazit janë edhe Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endri Zela. Deri më tani mund të themi se Prokuroria si provë të fortë në krah të saj ka dëshminë e Ylvi Beqes, biznesmeni që pretendon se Emiljano Shullazi e kërcënoi për ta bërë bashkëpronar te ish-hotel “Vollga”.

Për Shullazin ka pasur edhe akuza nga persona të tjerë, por që në dëshmitë e tyre në gjykatë ata janë tërhequr nga këto akuza. Bëhet fjalë për rektorin aktual Mynyr Koni, biznesmenin Jani Zakja dhe Adriatik Kërçukun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *