• |
ide | kryesore

Skenari që shpëton Argjentinën në Botëror

Rusi 2018, Sport



Argjentina ishte favorite kryesore e Grupit C, por Messi e të tjerët rrezikojnë tashmë të mos prezantohen fare në 16 më të mirat. Kroacia e ka siguruar vendin e parë me dy fitore, ndërsa Islanda rrezikon ti bëjë një shaka të hidhur amerikanolatinëve që nuk e kanë më fatin e tyre në duar.

Nigeria, që i mbajti në lojë, tani duhet mundur keq…

Në ndeshjen e fundit, Argjentina do të luajë ndaj Nigerisë, ndërsa ishullorët e mbyllin ndaj Kroacisë që mund të prezantohet me linjat e dyta. Me fitoren surprizë deri diku ndaj Islandës, afrikanët I kanë dhënë një dorë Argjentinës të qendrojë në lojë për kualifikim, por tani amerikanolatinët duhet të bëjnë goleadë ndaj tyre për të arritur 1/8.

Ja si kalon më tej Argjentina…

Pavarësisht se kanë vetëm një pikë në dy ndeshje dhe një -3 gol diferencë, Argjentina mund të shkojë si e dytë e grupit në rast  Islanda mund Kroacinë: por duhet që Argjentina ta mundë Nigerinë dhe të kalojë golavarazhin e Islandës. Ishullorët kanë -2 diferencën ndërsa Albiceleste -3, kështu që Argjentina duhet të fitojë të paktën me një gol më shumë se sa arrin Islanda. Nëse është ekzatesisht me një gol dhe diferenca është e barabartë, atëherë Argjentina duhet të shënojë më shumë gola se Islanda, që vlen në kualifikim pas golavarazhit.
Nëse Islanda dhe Kroacia barazojnë ose Islanda humbet, Argjentines i mjafton  fitorja me Nigerinë pavarësisht rezultatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *