• |
ide | kryesore

Toyotat me miliona euro, Balla paralajmëron Bashën: Të enjten kam një surprizë për ty

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kreut të PD një ditë më parë, kur tha se deputeti socialist është garanti i 3,4 milionë eurove të sekuestruar në portin e Durrësit në dy mjetet ‘Toyota Yaris’.

Taulant Balla tha se do çojë Bashën në gjyq për shpifje dhe e paralajmëroi se të enjten në Kuvend do publikojë prova që sipas tij, kryedemokrati ka lidhje me personat e arrestuar si të përfshirë me sekuestrimin e shumës së madhe të parave.

“I them Lulzim Bashës që në fund të kësaj historie, ai i ka ca lidhje me këta persona të përfshirë. Nuk po i them sot, por i kam gjetur ca lidhje Lulzim Bashës me këta persona. Do t’i ruaj për të enjten disa surpriza për Lulzim Bashën. Në fillim e kam marrë me shaka këtë çështje, kam qeshur edhe dje me këtë budalla. Hajt se nuk me merr njeri seriozisht dhe më pas krijon historinë. Me përgjegjësi e deklaroj që nuk ka një shërbim partner ndërkombëtar që t’i raportojë këtij delinkuenti përkundrazi. Por që ende ka ndonjë militant, ndonjë shërbim inteligjence të brendshëm që transferon sms, informacione konfidenciale në kuadër të zhvillimit të një aksioni të rëndësishëm policor dhe që vë në rrezik aksionin, kjo është e vërtetë. Do të formulohet edhe me detaje kallëzimi penal brenda kësaj jave. Pasi të jetë kopsitur mirë do të depozitohet. Por apeli im sot ndaj prokurorisë duhet të mos vonojë në asnjë moment të thërrasë këdo, së pari Lulzim Bashën që pretendon se ka informacione. Të thërrasë çdo deputet dhe mua. Por kësaj radhe Lulzim Basha nuk do ta hedh paq. Pse nuk flet sot PD për dëshmitarin X? Pyesni, Lulzim Bashën kush është ‘Doraci’. Të jeni të sigurt që faljen do ja kërkoj me vendim gjykate Bashës”- tha Balla.



8 Comments

  1. Me beri pershtupje dicka, menyra se si Basha dekonspiroi nje aksion, por megjithese Basha e tha kete te enjten ne Kuvend, trafikantet nuk moren asnje mase dhe te shtunen u nisen per ne Shqiperi. Kaq shume garanci iu paska dhene Bashe se leket do te kalojne?

  2. i pa emer e me mut ne tru,ku esht perfshi ledion ruqi ,taulant palla,edvin rama era qenef negjmije i vjen se aty u ngjizen e linden rama,xhafa,ruqi me sperm stalini e shurr miladin popoviqi.surpriza e radhes esht ne vend te avionit qe e ben mushkonj qelbesirat ,dhjerjet e stalinit rama,xhafa,balla etj,jastekut te griseldes qe e ben femij 9 muajsh rama,eripnka e zonja elviska roshi parat e kapura do thon se jan letra higjenike.

  3. o koqe kndari, po nqs Basha do ta dekonspironte skishte pse dilte ne parlament dhe deklaronte por i merrte ne tel ose dergonte dike ta bente kete o truthar/ Ik e futi nai buke me qofte

  4. Keta -=-BALLAT-e cfare nuk bejne improvizojne c’do gje keta jane nga ajo rrace qe e pjellin -dobicin-vete dhe ja hedhin tjetrit tek dera dhe i thone e ke pjelle ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *