• |
ide | kryesore

Vendi i parë apo i dyti, dilema e Francës në Grupin C

Rusi 2018, Sport



Ndeshjet e treta në Grupin C zgjidhin të gjitha dilemat, ku bëjnë pjesë edhe llogaritë. Franca e Danimarka ishin dy favoritet e grupit, por nëse skuadra e Deschamps luan vetëm për vendin e parë, danezët rrezikojnë shumë në rast humbje, sepse Australia me barazimin e marrë pikërisht ndaj nordikëve mund ti shkaktojë një surprizë të pakëndëshme.

Rreziku portencial Argjentina…

Kundër Danimarkës, që vjen në përplasjen e tretë me 4 pikë, vlen vendi i parë i Grupit dhe të besuarit e Deschamps ia dalin edhe me barazim, duke qenë se luajnë për dy rezultate në tre. Me 6 pikë Les Bleus deri tani nuk është se kanë shkëlqyer, por kanë fituar gjithnjë, të udhëhequr nga individualitetet e jashtëzakonshme të Griezmann, Pogba e të tjerëve, me një skuadër që sipas specialistëve është ndoshta më kualitative e këtij turne. Por vendi i parë nënkupton më shumë mundësi shmangien e Kroacisë në Grupin D. Skuadra e Dalic është e konfirmuar me dy fitore, por frika që ekziston në këtë grup është Argjentina, që ska asgjë në dorën e saj, por që në fund mund t’ia dalë. Mbetet tashmë në llogaritë e Francës për tu parë, nëse do të dojë të rrezikojë me vendin e parë apo jo.

Domosdoshmëri për 1 pikë…

Danimarka ka nevojë për të paktën një pikë për tu kualifikuar, ose një fitore për të marrë vendin e parë të grupit. Nuk i kishte shkuar nëpër mend, por 1-1 me Australinë e ka futur më shumë se në ankth skuadrën e Aage Hareides, sepse një humbje e mundshme me kryesuesit e Francës, e kombinuar me një fitore të Australisë, qoftë edhe me një gol diferencë, do ti conte Socceros në kuotë të barazartë pikësh me nordikët, 4, por golavarazhi do favorizonte skuadrën e Van Marëijk, që në këtë rast i bie të ketë shënuar më shumë. Për danezët, një barazim me Francën nuk është i paimagjinueshëm, por nëse ndodh që të besuarit e Hareides të rrëzojnë, kanë edhe një mundësi tjetër – Perunë. Skuadra e fundit e grupit dhe e eleminuar, kërkon statistikën: të marrë fitoren e parë në Botëror dhe të shënojë edhe golin e parë në Rusi 2018. Sigurisht kështu do të përmirësohej edhe renditja, duke lënë pas Australinë e duke i bërë një nder pa dashje Danimarkës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *