• |
ide | kryesore

“Biskotë” mes Francës e Danimarkës që kualifikohen

Rusi 2018, Sport



Pika i duhej dhe atë e mori. Danimarka barazon me Francën pa gola në Luzhniki, duke siguruar kualifikimin. Gjelat e Deschamps ruajtën kështu vendin e parë, në pritje të njohin edhe kundërshtarin që do të kenë përballë.
Në anën tjetër nordikët rrezikonin të kaloheshin nga Australia, por gjërat ia bëri shumë të thjeshta Peruja me fitoren 0-2. kështu vendi i dytë u sigurua edne pa përfunduar sfida mes Francës e Danimarkës, me skuadrën e Hareides që gjen tashmë përballë Kroacinë.
Ndeshja ka qenë ndoshta ajo më e papëlqyera e Botërorit Rusi 2018. E fërshëllyer sidomos Kombëtarja e Francës, që luante me linjat e dyta, por edhe për faktin se nuk bëri asgjë për ta fituar ndeshjen, duke bërë paktin e pashkruar për të ndarë barazimin që nuk i prishte punë asnjërës prej skuadrave në fushë.
Nuk mund ti lejonte vetes turn over Danimarka e teknikut Hareide, që kërkoi të jetë agresive në këtë ndeshje, por 3 goditjet drejt kuadratit të Mandandës tregojnë se impenjimi nuk ishte i zakonshëm.
Në fund 7 pikë për Francë, e 5 për Danimarkën, që lë pas Perunë e Asutralinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *