Australia kërkonte fitoren ndaj Perusë për të mbajtur shpresën për kualifikim deri në fund, por fakti që rezultati duhej kombinuar me një humbje të Danimarkës në Luzhniki përballë Francës, e shpërqendroi më shumë skuadrën e teknikut Van Marëijk.
Në Fisht stadium, tekniku Van Marëijk i besoi përsëri qendrës së Premier League Mooy dhe Jedinak, me mesfushorin e Aston Villës autor të dy golave në Botëror. Zgjedhja e Rogic pas shpinës së Juric nuk justifikon pritshmëritë, sepse Peruja dominoi fushën që në fillim. Ricardo Gareca nuk ndryshoi asgjë në krahasim me dy humbjet e para, koshient se amerikanolatinët sihin ndëshkuar nga episodet.
4-2-3-1 me Guerreron në majën e sulmit i dha të drejtë teknikut të peruanëve, që kaloi në avantazh në minutën e 18 me Andre Carrillo. Goli i parë për amerikanolatinët në Rusi 2018 dhe probleme të zgjidhura për Danimarkën. Mendoi Peruja për ti dhënë kualifikimin nordikëve, pasi në Fisht Stadium Guerrero shënoi edhe golin e dytë në minutën e 50.
Ndoshta Australia, që mbylli Grupin C me vetëm 1 pikë, nuk besoi se në ndeshjen tjetër do të kishte rezultat tjetër vec barazimit, por prezantimi i Socceros në Socchi ishte më i dobëti në këtë Botëror për skuadrën e Van Marëijk.
Video/ Peruja leksion Australisë, merr fitoren e parë
Rusi 2018, Sport, Video
