• |
ide | kryesore

Aktori përgënjeshtron Veliajn: Nuk jam aq i fuqishëm sa të firmos marrëveshje!

Lajme, Të fundit



Erion Veliaj njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me artistët për Teatrin Kombëtar, duke përdorur një foto ku ai shfaqej së bashku me tre prej artistëve, që e kanë sulmuar dhe kanë protestuar kundër projektit të qeverisë, Alfred Trebicka, Arben Derhemi dhe Altin Basha.

“Falë kontributit të secilit kemi një marrveshje më të mire dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teatër të ri Kombëtar!” shkroi Veliaj, që është përgënjeshtruar më pas nga vetë aktori.

“Për të gjithë ata që më njohin dhe ata që s’më njohin ose nuk duan të më njohin. Për të gjithë ata që janë të interesuar për godinën e Teatrit dhe fatet e teatrit por edhe për ata që nuk ju intereson se as kanë qenë në Teatër dhe as ka për t’ju rënë rruga ndonjëherë këndej…Për të gjithë ata që më njohin si Arben Derhemi dhe ata që nuk më njohin si aktor teatri…për ata që mendojnë se unë jam koka e protestës dhe për ata që mund të më paragjykojnë si një person me status që mund të firmos marrëveshje…Ju lutem pak durim dhe urtësi, kuptoni që negocimi, takimet, bisedat apo ballafaqimet janë thjesht elemente të një dialogu shoqëror dhe institucional që të mbrohet teatri, kujtesa historike, qyteti dhe memoria institucionale…Mos më bëni kaq të fuqishëm duke me veshur kompetenca dhe attribute apo sovranitete të deleguara për të firmosur marrëveshje…Madje edhe në rolet skenike që kam lujatur nuk e kam pasur ndonjë personazh të tillë të përafërt që firmos marrëveshje…Pak durim ju lutem dhe më shumë përgjegjësi qyetare dhe shoqërore…Asgjë nuk bëhet në një ditë përveç marrëzive…Ju faleminderit nëse së paku më lexoni dhe shumë faleminderit nëse edhe më kuptoni” ka shkruar Arben Derhemi.

Ditët e fundit Veliaj premtoi se asnjë centimetër i truallit në pronësi të Teatrit nuk do të preket nga kullat që do të ndërtohen nga kompania Fusha sh.p.k. Sipas tij Teatri i ri, i projektuar nga Bjarke Ingels do të ketë një sipërfaqe mbi 9 mijë metra katrorë.



4 Comments

  1. ska gje se do i blini dhe ata po he, ky eshte roli i evropes ne gjithe kete mes, na thote do ju ndohmojme pastaj bejne ceshte e mira per interesat e tyre, duke e len popullin te uritur per pushtet sa vjen e me shume

  2. Njeri keshtu dhe tjetri ashtu, e lagu se lagu . Sipas eres bashke me kete te fiqeve do triumfojne edhe qiellgervishesit siper teatrit . Thoini nje JO te perere ketij molusku sepse nje pjo e juaja eshte nje PO 1000% per kete funderrine .

  3. Bravo lali nuk po len mundesi pa shfrytezu e njeri pa koruptu vetem te arijne qellimin e vetem per te mare token publike per te ja dhane klientit te tij per interesat e veta. Mjer ky popull kush e drejton.

  4. Edhe une mendova se dardha e ka bishtin mbrapa….
    Mire bere derhem qe u prononcove, presim.
    Kujtese
    Kushtet:
    1. Teatri te behet me leket e shtetit shqiptar, sa me shpejt t’i kete
    2. Mafioz-Marreveshja me Fushen, dmth sus-klienti KM, anullohet, eshte kryekeput ne shkelje te ligjit, korrupsion- pastrim parash.
    (Referou shkrimit te Kreshnik Çipit)
    3. Ligji, projekti, marreveshja kur do jene per diskutim?
    4. Marreveshja te perfshije xero kulla ne zone.
    5. Kryetari Bashkise Tr. Rezultoi I demshem sepaku
    per rolin qe ka marre,
    Te largohet.
    6. Te rishikohet serjozisht rikonstruktimi.
    Rikonstruktimi eshte gjeja e duhur, sepse:
    1. Ruhen vlerat, historia….
    2. Kjo ndertese e konstruktuar nuk cakordon harmonine arkitektunore te zones
    3. Kushton lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *