• |
ide | kryesore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: S’kemi lidhur asnjë marrëveshje me Veliajn

Lajme, Të fundit

Pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj se bashkia kishte arritur marrëveshjen me disa përfaqësues të artistëve, për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar, vjen reagimi nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Përmes një deklarate zyrtare Aleanca bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë kompromis dhe marrëveshje me asnjë përfaqësues qeveritar pa u tërhequr ligji i veçantë nëpërmjet të cilit kërkohet të kryhet ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar.

“Akoma më tej, ai është në kundërshtim të qartë të Kushtetutës ku sanksionohet barazia para ligjit dhe ndarja e pushteteve. Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk kanë nevojë për artifica të tilla ligjore. Ato krijohen vetëm për të mbrojtur me ligj autorët e grabitjes së pronës publike”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën me dije se ata nuk mund të pranojnë absolutisht nuk mund të ketë falje të truallit publik ku shtrihet Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental.

Mes të tjerash Aleanca thekson se Veliaj nuk ka asnjë status për kryerjen e negociatave apo dëgjesave publike, ndërsa shton se “Teatri është pronë publike në varësi të Mistrisë së Kulturës, e cila është po ashtu përgjegjëse për nisjen e procedurave të rregullta ligjore”.

DEKLARATË E ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT:

“Si rrjedhojë e takimeve të vazhdueshme private që vazhdon të kryejë Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, duam të informojmë publikun dhe qytetarët se:

Së pari, nuk ka asnjë kompromis dhe marrëveshje me asnjë përfaqësues qeveritar pa u tërhequr ligji i veçantë nëpërmjet të cilit kërkohet të kryhet ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ky ligj i veçantë, nëpërmjet të cilit qeveria i jep vetes pushtetin të negociojë pa kushte me një kompani të paravendosur, jo vetëm bie në kundërshtim me ligjet aktuale për prokurimin publik, partneritetet publike-private, dhe pushtetin vendor. Akoma më tej, ai është në kundërshtim të qartë të Kushtetutës ku sanksionohet barazia para ligjit dhe ndarja e pushteteve. Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk kanë nevojë për artifica të tilla ligjore. Ato krijohen vetëm për të mbrojtur me ligj autorët e grabitjes së pronës publike.

Së dyti, kurrsesi dhe absolutisht nuk mund të ketë falje të truallit publik ku shtrihet Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental. Këto metoda financimi jo vetëm që nuk janë “falas”, jo vetëm që i kushtojnë më shtrenjtë publikut, por kanë si qëllim të vetëm vjedhjen e pasurisë së përbashkët – pasuri jo vetëm e artistëve, por e të gjithë shoqërisë shqiptare. Si rrjedhojë qëndrimi i SASE mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm: Qeveria duhet të tërheqë draftin e ligjit të veçantë dhe të fusë procesin në kuadrin e rregullt ligjor. Vetëm ky proces garanton gjetjen e mundësive të ndryshme në lidhje me godinën e Teatrit si zgjidhjen më të mirë teknike.

Së treti, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj aktualisht nuk ka asnjë status për kryerjen e negociatave apo dëgjesave publike. Teatri është pronë publike në varësi të Mistrisë së Kulturës, e cila është po ashtu përgjegjëse për nisjen e procedurave të rregullta ligjore. Përfshirja e z. Veliaj jo vetëm që është personale dhe informale, por është në kundërshtim të frymës së procedurave ligjore aktuale dhe parimit të ndarjes së pushteteve. Z. Veliaj është i mirëpritur të japë mendime personale, ashtu si gjithë qytetarët e tjerë, por asgjë më shumë se kaq.
Tiranë 27 Qershor 2018″

1 Comment

  1. Prshndt miq,
    keshtu pra.

    Pyetje:
    Cila eshte vlera dhe shkelja ligjore e zyrtarit te larte e erion velia, k. Bashkise Tr
    Qe veteofrohet si ndermjetes ne proces, I cili pa asnji tager ben ene njoftim te rreme dhe Jo vetem.
    Mesuar te mashtroje deri edhe me ngul- shkul peme….
    ky fallsifikator i neveritshem duhet denuar Jo vetem me perbuzje, por me ligj.
    Lutem Aleanca ndiqni me perparesi kete pike.
    Te mos lejojme nji te tille shperdorim detyre e nji cinizem Mafioz te pafund…

    Referuar shkrimit te sotem te Zhejit po them:
    Do lejojme akoma qe nje I tilli te vazhdoje te na nxjerre llapen, dhembet…
    tani edhe bythen??!!

    Dhe te na tunde ca cmime barcelonse ne deleve….

    Ky i hynerit te dasmes (ne Kalane shtetnore),
    me leket qe ka fitu e ema me fiqte….
    Etjetj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu