• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA përshendet vendimin e BE për “hapjen e negociatave”

Lajme, Të fundit



Në ambasadën amerikane, gotën e shohin gjysëm plot, njësoj si qeveria. Ky këndvështrim pozitiv për vendimin e një dite më parë të ministrave të jashtëm të BE-së, bie në sy në përshëndetjen që amerikanët publikuan sot. Ambasada flet për “hapje negociatash për anëtarim në BE” dhe bën thirrje për rritje të ritmeve në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar” shkruhet në përshëndetjen e ambasadës amerikane.

Të njëjtin tekst, ambasada mund ta përdorë edhe në fund të vitit 2019, kur BE të marrë vendimin për hapjen e negociatave.



14 Comments

  1. Katunaret qe shesin shalqinj ne Myzeqe pershendesin gjithashtu hapjen e mbyllur te negociatave….
    Marrçin na ditet e Nasi Gjymit!

    1. nese prendimi do na donte momenti ishte tani ,por vazhdimsi me fjale ,fjala ska rendiment ,kushtet e percaktuara me kushtet e zhvilluara ne nje zhekull nga vet prendimi ne shqiperi jane dy te ndrysheme kete populli duhet ta kuptojne qarte zhvilluan padrejtesin me orientim te prendimit praktikisht dhe padrejtesia tani ka llene rendiment,kurse nga ana tjeter na perqasin parajsen duke na zhytur ne ferr ,ku mund te luftohet krimi padrejtesia ne nje kohe kur padrejtesia qendron ne sistem ne cdo qeliz te organizmit ne politik ligje dhe veprim ,qe ju vet na i keni sjellur ,kush eshte ai budalla qe se kupton qe na keni futur ne proces vetasgjesimi ne me doren tone te shkatrrojme veten tone nga imponimi juaj dhe ju te vini gjoja per te na rregulluar duke na zhytur me thelle ne cdo te keqe jo erdhi koha qe ky popull ta fillojne ndryshimin dhe permirsimin ne sisteme ,politike ligje dhe ligjvenes ky eshte burimi qe ju montuat per nje shekull ne mezin tone,nese duam te qendrojme miq kerkohet drejtesi sinqeritet dhe reciprocitet ,nuk do mund te shikoni me ketu ullheqes sipas propozimit tuaj por gjithcka sipas kuptimit te vertet me vet te verteten ,jo mashtruesen ate qe ju se pranoni tua bejne dikush nuk do tua pranojne as tjeret tua beni padrejtesine e urrejne dhe kemi pranuar ta luftojme te gjith te drejtat per vete i duam te gjith ,te drejte ka vetem 1 e verteta,jo me emer e drejte sic u tha deri tani dhe veprim padrejtesi ,kesaj i doli boja qe nuk e han kush me

  2. Sapo e dhane ktu te Lllapso lajmin ” Shqipëria do duhet të paraqitet sërish në dyert e Bashkimit Europian në qershor të 2019-ës për të kërkuar hapjen e negociatave sepse këtë vit ky proces dështoi për shumë arsye”. Tani si eshte puna ketyre rerikanve , e kan kuptu lajmin apo bojne sikur ……?!

  3. Qirje ambasadori, Gezuar festen e hapjes se tregut “vari lesht”. Sdq jemi popull qe e meritojme kete tallje

  4. E paska mare dhe doren e fundit ky Kinezi ?! Ore na dine per dele keto ato nuk u hapen tani pse do te hapen pas nji viti . Po 13 kushtet kush do ti zbatoje kinezi !o dhe te hapin na duhen 25 vjet te hyjme ! Ptu fare keqe ..

  5. U be si historia e mbretit lauriq . Te gjith i thonin sa veshje e bukur , sa veshje e bukur sa qe edhe vete mbreti filloi ta veje ne dyshim lakuriqesine e tij. Te gjatin moret or politikane kurva . Edhe ketu do genjeni hashiqare?Akoma doni ta beni mutin mullar me hipokrizite tuaja? I virgjer por paaaak shtatzene i thone kesaj pune .

  6. Kur gomarin po e hante ujku, i thonte me vehte, “ishalla jam ne ëndërr” …. ja kshu kto pune ……

  7. Po Luja sikur ka nje llogaridhenje sot para Senatit apo Kongresit per sjelljen e tij ne Shqiperi? Apo e ka derguar me e-mail urimin? Gjithsesi duhet pritur reagimi i ambasadores se re

  8. Ne qofte se genjen genje fort ,pa ndalim cdo dite e me shume,keshtu QE dhe ato QE e dine Te verteten do Te dyshojne Tek vetja.
    . MAKIAVELI

  9. Te gjith ata qe shkruajn kunder lu kan nje hall te madh. I ka ber lu te flasin me vete. Jua ka prish gjumin, dhe keta ter naten mendohen se si ta shajn. Mos harroni ai eshte kalorsi qe i varen kembet. PO JU KUSH JENI????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *