• |
ide | kryesore

Brazilit mund të mos i mjaftojë vetëm fitorja për vendin e parë – në ankth e mban Gjermania

Rusi 2018, Sport



Zvicra, Brazili e Serbia, të gjithë në lojë për tu kualifikuar në 1/8 e finaleve në vigjilje të ndeshjeve të fundit në Grupin E. Në fakt, në strategjitë e skuadrave, në këtë rast dyshja kryesuese, është futur ankthi mos përballë gjendet Gjermania.

Për vendin e parë Brazilit mund të mos i mjaftojë fitorja…

Brazili me 4 pikë, në vendin e parë, për tu kualifikuar në 16 më të mirët do ti mjaftonte edhe barazimi me Serbinë, por për tu renditur të parët verdhejeshilët duhet të fitojnë. Ballkanasit, të tretët me 3 pikë, vetëm një pas dyshes kryesuese, duhet të bëjnë mrekullinë dhe të mundin 5 here kampionët e botës, duke i eleminuar që në fazën e grupeve, në rast se në ndeshjen tjetër Zvicra barazon ose fiton me Kosta Rikën.

Goleada i jep kreun Zvicrës…

Nuk duket e pazgjidhshme kreu I grupit për Zvicrën, por helvetët duhet të fitojnë me goleadë në ndeshjen e fundit. Përballë është Kosta Rika e eleminuar dhe ndoshta shumë më tolerante dhe më pak difensiviste se zakonisht. Në këtë rast diferenca e golave më e mirë se e Brazilit do ti nxirrte të parët Shaqirin dhe të tjerët, por është një pozicion që mund të kthehet edhe në boomerang.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *