• |
ide | kryesore

(FOTO) Dënohet banda shqiptare e ngarkesës 1 milion € drogë

Lajme, Të fundit



Pasditen e kësaj të mërkure, një gjykatë e shkallës së parë në Itali ka dënuar me 7 vite burgim shqiptarin Vital Meço, 43 vjeç, me banim në komunën Cento dhe 5 vite burgim për marokenin Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç.

Dy nga të pandehurit e arrestuar në Itali gjatë operacionit të koduar “Cargo” janë dënuar me gjykim të shkurtuar respektivisht me 7 e 5 vite burgim për trafik ndërkombëtar droge. Më herët, ishin dënuar me marrëveshje tre të pandehurit e tjerë e çështjes.

Meço dhe Benazzi u arrestuan bashkë me spanjollin Joaquin Martinez 37 vjeç, Tonin Bibaj 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 36 vjeç, mëngjesin e 23 tetorit 2017, gjatë operacionit policor të koduar “Cargo”, i realizuar nga policia e Ferraras.

Spanjolli dhe dy shqiptarët u dënuan me marrëveshje me 4 vite burgim secili. Gjatë ndalimit të tyre, u sekuestrua një ngarkesë prej 110 kg marijuhanë që sipas policisë, nëse shitej me doza të vogla do të gjeneronte mbi 1 milion euro. Të gjithë të arrestuarit u akuzuan për trafik ndërkombëtar droge. Sasia e lëndës narkotike u gjet në një kamion që vinte nga Spanja, që e transporte drogën të fshehur mes arkave me fruta.

Policia ishte në dijeni të ngarkesës së drogës që do transportohej në Ferrara. Kur mjeti i ngarkuar me drogë mbërriti në destinacion, në një garazh në Ferrara, efektivët ndërhynë duke arrestuar 5 personat, tashmë të dënuar. Nën drejtimin e automjetit ishte spanjolli, ndërsa tre shqiptarët prisnin ngarkesën në garazh. Aksioni u mbyll pas rreth 1 muaj hetimesh.



1 Comment

  1. po burgosin gjysmen e shqiptarve dhjerja e stalinit edvin rama dhe jashteqitjet e enverit ruqi xhafa.e kuptoni o mutes qe e votuat ket shizofren bastard e kokpalare- per gjdo dit nga njezet shqiptar i burgosen,nja 3 a kater ne dit i vetvriten,po kaq i vriten,nja 10 perdhunojn,nja 100 ne dit ikun azil,dhe prap te kenaqur.ky po ja kalon edhe enverit me burgje,i ka mbush ter burgjet e evropes me shqiptar betem qe qelbesira rama te thith kokain ne pall te metes si artistja ines gjoni qe nenshkroi shkaterrimin e biblotekes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *