• |
ide | kryesore

FOTO/ Gary Lineker ndryshon thënien e tij të famshme për Gjermaninë

Rusi 2018, Sport



Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë, Gary Lineker përmendet shpesh për një thënie të tij mbi skuadrën e Gjermanisë.

“Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 burra vrapojnë pas topit për 90 minuta dhe në fund fiton gjithmonë Gjermania” – është thënia që ka qarkulluar për më shumë se 30 vite në botën e futbollit.

Por pas humbjes së turpshme të kampionëve në fuqi të Botës nga Koreja e Jugut dhe eliminimit nga ky Rusi 2018, Lineker e ka ndryshuar thënien e tij të famshme. 57-vjeçari ka postuar një koment në Twitter duke nënvizuar se batuta e tij e famshme tashmë duhet të shkojë në arkiv pasi ajo ka ndryshuar.

“Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 burra vrapojnë pas topit për 90 minuta dhe tashmë nuk fiton gjithmonë Gjermania. Versioni i mëparshëm duhet të arkivohet në histori”, – ka shkruar ai. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *