• |
ide | kryesore

Video/ Katastrofë, Gjermaninë e “flak” jashtë Botërorit Korea e Jugut

Rusi 2018, Sport, Video

Gjermania jashtë Botërorit, e shkatërruar nga Koreja e Jugut që ishte e eleminuar. Edhe në ëndërrat më të këqija nuk do të kishin besuar kampionët në fuqi të botës se kjo mund të ndodhte, sidomos pas asaj fitore në frymën e fundit përballë Suedisë në ndeshjen e dytë.


Mallkimi i Grupit F mund të jetë dukur gjithnjë një legjendë urbane sidomos për Gjermaninë, që vetëm një herë e kishte shortuar fati në atë grup. Por tani duhet ta besojë e shumë madje..
Për herë të parë në historinë e tyre Gjermania eleminohet në fazën e parë të Kupës së Botës. Nga mrekullia e Kroos kundër Suedezëve skuadra e Low është një ndërthurje mes konfuzionit e turpit kundër koreanëve, por mbi të gjitha një formacion që nuk arriti të jetë asnjëherë gjatë turneut, madje edhe në ndeshjen e fituar, vetëvetja. 2-0 me golat e Kim dhe Son, e pësuar në kohët shtesë, kundër aziatikëve që luanin thjesht për të respektuar kampionatin është një njollë që Manchaft do të marrë me vete gjatë, madje do të harrojë edhe atë 7-1 në gjysëmfinalen me Brazilin katër vjet më parë, që e futi në histori.


Për Gjermaninë në Kazan Arena ishte mbyllja e një cikli. Atëherë kur u kthye të ketë shansin e saj në duar skuadra e Loë dështoi plotësisht, me një mefshtësi, apo mungesë karakteri, që nuk është në ADN e saj. E fundit e Grupit, pas Suedisë e Meksikës, madje edhe Koresë, fund më i turpshëm për Joachim Low nuk mund të kishte.

9 Comments

  1. Trainer idiot. Merr ne ekip Mario gomarin dhe Jo 22 vjecarin talent Tek man.city Leroy Sane.
    Si ne boterorin 1986 fanella jeshile ters . Nuk Jane stervitur me mendjemadhesine e kampioneve.
    Kjo I ka ndodhur Frances 98,Italise 06, Spanhes 10 dhe Gjermania 14.
    Gjermania ringrihet me e forte

  2. Kjo eshte e bukur se ka rivalitet
    Dhe Jo Si champion league QE luhet pa rivalitet dhe me lojtare Te blere dhe nuk ka me kuptim.

  3. Ekipit gjerman i mungoi shpirti gjerman.Gjermania dhe kur ka luajtur me pleq prape ka ecur me shume pasi ka vendosur shpirtin gjerman ne gare.por sot kur ekipi ka lloj lloj zvaranikesh si Kedira,Boateng,Gundogan apo Ozil ky shpirt ka vdekur.S’jam racist por kjo qe them eshte e vertete,krenaria gjermane eshte zbehur me kete ekip.

    1. Na shkrive fare kur the nuk jam rracist…ke harru nje gje qe po keto persona qe ti rracist i quan zvarranike jane ato qe ne 12 vitet e fundit kane bere spektakel ne kombetaren gjermane, gjysfinale ne dy europianet e fundit boterore dhe fitoria e kupes se botes. Koment vari bidonat ke be.

  4. o pp qenke komplet injorant sepse ne 98 Franca doli kampion, ne 2006 Italia kampion dhe ne 2014 Gjermania, pra cfare u ka ndodhur ketyre ekipeve se spo e marrim vesh

  5. o z Stalin ,qe nga viti 1958 di enciklopedine e kupave te botes bile dhe formacionet e skuadrave po i deshe. e sakte ajo qe thua ti por pas marrjes se titullit ne nex world cup nuk kane kaluar grupet … OK ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu