• |
ide | kryesore

Kërkon dokumenta false? Në Shqipëri i ke gati për tre ditë shkruan Daily Mail

Lajme, Të fundit



Vetëm për tre ditë pasi të jenë porositur, në Shqipëri ke gati karta identiteti të falsifikuara, sipas një investigimi të Daily Mail. Çmimi sipas gazetarëve shkon deri në 800 paund dhe me të, ata kanë blerë një kartë identiteti italiane që do të ishte e pranueshme në çdo pikë kontrolli të Britanisë së Madhe. Për 250 paund, gazetarët thanë se kanë blerë një kartë shëndeti, dhe që fare mirë mund të përdorej nga emigrantët për të përfituar disa nga shërbimet falas në shëndetësi.

Daily Mail bën lidhjen me aftësisë për të falsifikuar dokumenta të krimit shqiptar dhe të disa rasteve kur terroristë, përdhunues apo hajdutë kanë përdorur të njëjtat mënyra për të hyrë në Europë.

Sipas gazetarëve, rreth 7 mijë vetë u kapën në përpjekje për të hyrë në BE me dokumenta false- shumica me destinacion Britaninë e Madhe. Këta persona ishin në numër më të madh, shqiptarë dhe ukrainas.

Daily Mail shkruan se gazetarët anglezë u njohëm me falsifikuesin përmes një ndërmejtësi dhe brenda 72 orësh kishin në dorë një kartë identiteti false me foton që donin, por me të dhënat e një shtetaseje italiane reale. Vendlindja ishte Monza, pranë Milanos dhe me detaje të marra nga regjistrat e shtetit italian.

Edhe në kartën e shëndetit, ishte numri me 16 shifra që lejonte hapjen e një llogarie bankare dhe trajtimin në qendrat spitalore në Itali. Sipas gazetarëve, dhjetëra mijëra shqiptarë kanë hyrë në Britaninë e Madhe në këtë formë. Një punonjës policie thotë për Daily Mail se: “Dokumentat janë të verifikuar. Njerëzit që hyjnë kontaktojnë të afërmit e tyre dhe tregojnë për dokumentat që kanë. Në këtë mënyrë krijohen klientë të rinj që paguajnë për dokumenta të tjera false. Prandaj ecën ky biznes”.



2 Comments

  1. ketu rama mutin mjalt ju ben atyre qe e votojn,jasteket e griseldes emij nent musjsh e avionet mushkonj,dhe prap lloji i krymbit te qenefit negjmije astrit,gr disa te pa emer e votojn dhjerjen e stalinit rama.

  2. Po ne angli londer nje te tille e mer per 3 ore pse nuk investigojne halen e tyre keta gazetarlesha qe na e shesin angline si parajsa e engjujve qe me ritmin qe ka do ja zere vendin kabullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *