• |
ide | kryesore

Messi ndrysho hotel, në Kazan të pret Ronaldo…

Rusi 2018, Sport



Leo Messi në Kazan, ku do të luajë në 1/8 e finales me Francën të shtunën në mbrëmje, do të akomodohet në një hotel shumë të bukur, “Ramada” . Por ka një veçori interesante, që nuk mund ta lërë indiferent, dhoma e tij do të ketë një pamjë… nga një mega murale e Cristiano Ronaldos.

Mund të jetë një arsye e mirë për argjentinasin që të ndryshojë dhomë: nuk është e këndshme të zgjohesh cdo mëngjes, të hapësh dritaren dhe… të gjesh armikun numër 1, rivalin e përjetshëm, që të kujton cdo moment se është aty për të të sfiduar, për më tepër që ka shënuar edhe 3 gola më shumë se ty.
Ironia e fatit, sic thonë mediat ruse, murali i Cristiano Ronaldos shkel edhe syrin.
Një motiv për të mos e hapur kurrë dritaren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *