• |
ide | kryesore

Negociatat dështuan/ Rama për Bild: Ne nuk pranojmë kampe refugjatësh

Arkiva, Të fundit



Në një prononcim për median gjermane ‘Bild’, Rama ka deklaruar se Shqipëria “nuk do të pranojë kurrë kampe refugjatësh nga BE.”
Shqipëria do duhet të paraqitet sërish në dyert e Bashkimit Europian në qershor të 2019-ës për të kërkuar hapjen e negociatave sepse këtë vit ky proces dështoi për shumë arsye, përfshi luftën e munguar kundër krimit dhe korrupsionit.

Kryeministri Edi Rama, qeveria e të cilit mban përgjegjësinë për këtë dështim, e ka nxjerrë inatin e negociatave te refugjatët që ndodhen aktualisht në Europë.

Në një prononcim për median gjermane ‘Bild’, Rama ka deklaruar se Shqipëria “nuk do të pranojë kurrë kampe refugjatësh nga BE.”

Kryeministri ka ashpërsuar gjuhën kur është shprehur se strehimi në Shqipëri i refugjatëve do të thotë “të depozitosh diku njerëz të dëshpëruar si mbetje toksike që nuk i do askush.” Ai ka shtuar se pala shqiptare është e gatshme të ndihmojë disi në barrën evropiane, por kjo nuk do të thotë se vendi do të mbajë problemet e të gjithë BE-së.

“Asnjë vend nuk mund ta përballojë krizën aktuale të refugjatëve”,  ka thënë Rama, “është një zgjidhje e rrezikshme ta bësh Shqipërinë moçal për refugjatët e Evropës”.

Sa i përket mundësisë që vendi ynë të pranonte refugjatët në këmbim të hapjes së negociatave, Rama ka theksuar se nuk ka menduar kurrë të bëjë një “gjest heroik” për të marrë negociatat si një “gjest mirënjohje”.

Ky është qëndrimi më i ashpër dhe i prerë që kryeministri Rama mban për çështjen e refugjatëve, ndonëse diskutimet kanë qenë të shumta javët e fundit. Kjo ashpërsi e kryeministrit vjen pa mbushur ende 24 orë nga vendimi i Brukselit për të mos hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.



7 Comments

  1. Pozicioni i Edvinit edhe ne rregull. Persa i perket hapjes negociatave me perkufizimin “Shqipëria do duhet të paraqitet sërish në dyert e Bashkimit Europian në qershor të 2019-ës për të kërkuar hapjen e negociatave sepse këtë vit ky proces dështoi për shumë arsye” tregon se ceshtja nuk eshte ashtu sic e shiten deri mbreme mediat qene te shkruara dhe te koentuara.

  2. Oooo Bushat , Rama ka thene qe ne fillm qe historia e Refugjateve nuk ehste opsion per ne. Por ju si kazan shpikni gjithfarlloj terosh, genjeshtrash e ku di une.

    Kurse tani po mundohesh ta paraqitesh kete qendrim si ‘ hakmarrja e Rames’ … Edhe vete ne intervisten e tij ai thote realitetin @@@Rama ka theksuar se nuk ka menduar kurrë të bëjë një “gjest heroik” për të marrë negociatat si një “gjest mirënjohje”.@@@

    Je i papare. Komplet mjeran, per te mos te te thene kur_e.

    Pse je kaq i ndyre , me mendje kaq te poshter ?

  3. me ramen kokaina ne vitin 2019 do ja kaloj kolumbis,avganistanit,bolivis etj.mut kryeminister me mut njerz qe e votojn.

  4. S’ka negociata, shihni sa shpejt do harrohet perralla e shpikur nga piktori deshtak per kampe refugjatesh, arme kimike etj. Do vazhdoje fabula e rrezikut Rus dhe islamik tani deri ne qershorin e ardhshem (nese s’shpik edhe ndonje rrezik tjeter me kampe)..

    1. “” shihni sa shpejt do harrohet perralla e shpikur nga piktori deshtak per kampe refugjatesh, “”” ??????

      Rama e shpiku perrallen per kampe refugjatesh ???? eeehhh ???

      Ti ose je me te meta mendore ose nuk jeton ne kete realitet.

  5. E pse e trajton Bushati kete gje si ‘ hakmarrje ‘ ?
    Per nje vit prap kemi per tu perballur me europen nese i plotesojme kushtet apo jo .
    Kjo eshte nje interviste shume e mire qe edhe nese ka ndonje politikan ne europe qe mendon qe gjate ketij viti do te mund ti bejne presjon Rames per kampe refugjattesh, atehre pergjigjen e ka qe tani , jo te presi 2019.

    Ne kete menyre dhe tere ato fake news qe qarkulluan neper media , marrin nje pergjigje defenitive.

    Nuk shoh asnje ‘ hakmarrje ‘ ne deklaraten e tij,
    Perkundrazi eshte shume e ekuiliburar, qe jemi te gatshem tju ndihmojme me sa te mudemi , por kampe JO.

    Analize koti , jo realiste dhe duket me shume si ‘ hakmarje ‘ e Bushatit ndaj Rames , se sa ‘ hakmarrje e Rames ndaj europes’ .

  6. ik o lapsi se e keni dhjer fare me fake news. u lexoja se mendoja se benit icik opozit konstruktive po vallai termi “media kazani” eshte fix edhe per ju. e fryt kaq shum kete muhabet ne ditet e shkuara sa u cfry me nje pordhe te Rames. na zhgenjyet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *