• |
ide | kryesore

Njihuni me “killerin” shqiptar të dënuar për vrasjen e prostitutës. Gjykohet edhe në Belgjikë për krime të tjera (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Nga Italia në Belgjikë… sërish telashe për Erjon Sejdirajn. Gjykata e Ypres në Belgjikë shtyu për në 8 tetor seancën ndaj 40-vjeçarit shqiptar Erjon Sejdiraj, i dënuar për vrasjen e një prostitutë në Itali.

Për vite me radhë, pas krimit në Itali, ai u fsheh në Geluwe të Belgjikës. Shtet ku Sejdiraj ndodhet pas hekurave dhe ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor, ku shqiptari akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Në Itali, ai u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e një prostitute në vitin 1999. Për vite me radhë ai jetoi në Geluwe, ku u martua dhe bëri fëmijë, duke fshehur të kaluarën e tij. Në një moment zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit dhe ai ekstradohet nga Belgjika në Itali.

Pas dënimit atje, ai transferohet në një burg në Belgjikë, ku ndaj shqiptarit është i hapur një proces gjyqësor, sipas mediave belge. Për shkak të grevës në sistemin e burgjeve, i akuzuari nuk mund të transferohej nga burgu i Saint-Gilles ku ndodhet aktualisht, në Ypres, ku zhvillohet gjyqi. “Gjithkush ka të drejtë të jetë i pranishëm në gjyqin e tij”, argumentoi gjyqtari, teksa dha vendimin për shtyrjen e seancës.



2 Comments

  1. Mir mor ari-kari po ai eshte kuader i Saliut se zanatin e tij e ka ushtruar ne vitet 90. Po ti kosultohu me Stalinin perpara se te emerosh kuadrot e partive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *