• |
ide | kryesore

Përfundojnë punimet tek ‘mbikalimi i Shkozetit’, autostrada Tiranë-Durrës e lirë për qarkullim

Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës, Mbikalimi i Shkozetit-Sukth.

Prej orës 16:00 të ditës së sotme, aksi Tiranë-Durrës dhe anasjelltas është i hapur për të gjithë qarkullimin e mjeteve.

Po ashtu ARRSH  njofton se ditën e nesërme, rreth orës 05:30 të mëngjesit do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin Sukth-Maminas.

Bëhet me dije se do të devijohet trafiku në rrugën dytësore. Në varësi të kushteve atmosferike, parashikohet që ky segement të përfundojë në mesnatën e nesërme, njofton ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *