• |
ide | kryesore

Rama nuk arriti të hapë negociatat, por ia doli të shmangë turpërimin

2, Ide



Midis versionit të qeverisë që ka filluar të thërrasë fitore dhe atij të opozitës që po klith për dështim në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ka disa gjëra të thjeshta që duhen saktësuar.

Po, Edi Rama dhe taborët e tij kanë një lloj të drejte të ndihen të lehtësuar. Ata arritën të shpëtojnë fytyrën dhe të shmangin turpërimin, sepse rezultati para mbledhjes të Këshillit të marëdhënieve të Përgjithshme të Luksemburgut mund të ishte edhe më i keq. Deri pak ditë më parë, në tryezë ndodhej varianti që Shqipërisë t’i thuhej një “Jo” e plotë. Pas votimit negativ të parlamentit holandez, këmbënguljes mohuese të Francës dhe intransigjencës së Danimarkës, Shqipëria jo vetëm rrezikohej të mbetej në klasë, por ajo kanosej edhe nga skenari më i errët i mundshëm, ndarja e fatit të saj nga Maqedonia. Në tryezat e Brukselit, deri në mbarim të javës që shkoi, qarkullonte edhe një version, që fqinjit tonë sllav t’i hapej drita jeshile, ndërsa ne të refuzoheshim për të tretën herë radhazi (lexo më poshtë).

BE, JO negociatave me Shqipërinë, por surprizë PO për Maqedoninë

Falë një grupi vendesh që mbështesin politikat e zgjerimit, falë skrupujve të anëtarëve më të fuqishëm të BE-së, për të mos krijuar një hendek mes Komisionit Europian që kish dhënë një rekomandim pozitiv dhe shefave të shteteve që nuk gjenin dot konsensus, u arrit që të shpikej një formulim më i butë: të thuhej një “PO” që më shumë anon nga “JO-ja”.

Në këtë kuptim Edi Rama që e pati shndërruar në një bast personal, hapjen e negociatave këtë 28 qershor, mund të ndihet si pacienti që e kanë lejuar të marrë edhe një serum më tepër. Ai arriti t’a evitonte përbaltjen ekstreme dhe të shmangë një rrefuzim shqeto, të pastër dhe pa ekuivoke.  

Por, gjithësesi ajo që arriti ishte shumë larg asaj që shpresonte dhe asaj që kishte premtuar. Qeveria e tij ka mbi tryezë një tufë me kushte që ka qenë e paaftë t’i përmbushë për vite me radhë (lexo më poshtë), dhe që vështirë se dikush shpreson se do t’i përmushë për 12 muaj. Që negociatat të quhen realisht të hapura do të duhet që ato të plotësohen deri në mbledhjen e qeshorit 2019 dhe vetëm pasi Këshilli i BE-së t’a konstatojë këtë.

Del drafti/ Kushtet që BE i ka vënë Shqipërisë për çeljen e negociatave në qershor 2019

Por, problemet tona nuk mbarojnë këtu.

Në propozimin e sotëm thuhet shprehimisht se “në varësi të progresit të arritur” konferenca e parë mes qeverisë shqiptare dhe BE do të zhvillohet në fund të 2019.

Pra që tani kemi të bëjmë me një shtyrje kohore prej 18 muajsh, ndërkohë që vendet në garë me ne i kanë zhvilluar konferencat ndërqeveritare, vetëm gjysëm viti nga ajo që është konsideruar si hapje zyrtare negocitash.

Dhe kalvari nuk përfundon me kaq.

Askush nuk e di se ç’do të ndodhë nëse Shqipëria sërish nuk i plotëson detyrimet e saj. Askush nuk e di sesa mund të shumëfishohet ky 18 muajsh i servirur tani si fitore. Askush nuk e di se kur negociatat do të hapen realisht dhe se kur do të kemi një datë për t’u ulur konkretisht në tryezë.

Të gjitha këto paqartësi, pikpyetje dhe dyshime i japin më tepër të drejtë atyre që i mëshojnë idesë të dështimit. Sepse Rama e humbi bastin personal të ngjitjes së një shkalle drejt BE. Ajo që ka arritur, shumë e rëndësishme për të, por pak e vlefshme për shqiptarët, është se nga Luksemburgu i’u bënë disa dhurata që t’i shpëtonin fytyrën. Iu fal termi “hapje negociatash” dhe një datë efemere që askush se di se kur kanë për të ndodhur. Ajo që dihet me siguri është mënyra se përse do t’i përdorë ai këto.

©Lapsi.al    



18 Comments

  1. Lajme koti,asnje argument,ciliminj te Mamave,keni gezimin e nje hipokriti femijeror.Ja dhe Pak do te piqemi.Mjere mamaja per ju.

  2. Krahasoni Lulen e hollandes me Andin e Bushatllinjve -Kapo! Jane te dy te bukur si vajza ! Larg qofte thone qe te dy jane impotente! Jane fjale kafenesh thote Lubonja! Te dy i sherbejne Saliut! Cfare dosjesh u ka Brrish ketyre femijeve “elbasanas”?

    1. ti qe perdor emra tjer shko me bushatin e lepini bythen rames se ju vetem me mut edvini jetoni,bushati qe mbrem paska fillu lepirjen e rames ,thot shpetoi nga turperimi.po ikni o deeerra e krymba stalini se edhe qenefin e negjmije e bet lesh fare edhe pse nuk ka pisllek me keq se ajo,por ju qe votoni dhjerjen e stalinit rama jeni edhe me mut se muti.

  3. ‘@@ konferenca e parë mes qeverisë shqiptare dhe BE do të zhvillohet në fund të 2019.

    Pra që tani kemi të bëjmë me një shtyrje kohore prej 18 muajsh, ndërkohë që vendet në garë me ne i kanë zhvilluar konferencat ndërqeveritare, vetëm gjysëm viti nga ajo që është konsideruar si hapje zyrtare negocitash.@@

    Argument i pasakte. Nese vendosen te hapen negociatat ne qershor te 2019 dhe konferenca e pare mes qeverive zhvillohet ne fund te 2019 , kjo eshte pikerisht 6 muaj nga hapja e negociatave dhe jo 18 muaj sa thote bushati. Aq sa ju ka marre dhe vendeve te tjera. Pra nuk ka asgje negative apo perjashtuese ne kete argument.

  4. Piktorit kryeTrafikant j’u tha:Jo, nuk na mashtron, ngelesh.
    Per ‘Vjeshte’ prape nuk na mashtron, nuk presim
    te jesh kalues.

    Popull shqiptar
    Sa te keni kete KM e ket Pari do keni JO!
    Kur te keni ikur me shumice, Shqiperine e boshatisur nga shqiptaret do e kemi nji vend- kamp per gjithe ‘Plehrat’
    (Cdo Shpi e ka nji qenef!….)

    Shkurt:
    S’e moret vesh ta nderroni Parine, e gezofshi!

  5. Nuk besoj kursesi që vendimi për shtyrjen e datës së hapjeve të negociatave, për në kalendrat greke, të jetë bërë nga ky komision me qëllimin që “të mos turpërohet Edi Rama”.
    Nuk janë vetëm “klithmat” e opozitës që e kanë ngritur me forcë zërin, për abuzimin e dukshëm me reformën në drejtësi apo Vetingun, që deri tani rezultatet i ka më së shumti negative, por edhe vetë Bushati i ka artikuluar në shkrimet e tij po këtë shqetësime të opozitës.
    Janë të shumta arsyet se përse zyrtarët e lartë të BE, nuk po vendosin dot për të uruarën hapje të negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë, por më kryesorja është se vetë politika mbrenda BE, shpesh herë ashpërsohet në ndarje të ashpra konfliktuale.
    Së pari, duke analizuar këtë problem që na intereson ne shqiptarëve, duhet të heqim dorë nga këndvështrimi naiv i përgjithësimeve se “kështu ka vendosur BE” apo “kështu mendon SHBA.
    Si në BE, ashtu edhe në SHBA, ka luftë të hapur politike të mendimit ndryshe sa i takon problemeve më shqetësuese të kohës, emigracionit masiv, ideollogjive deri ekstremiste të majta apo të djathta, apo raportit midis interesave kombëtare me ato globaliste.
    Me thënë të drejtën, nuk kam arritur ta kuptoj se pse në institucione ndërkombëtare nuk vepron parimi demokratik i shumicës e vazhdohen të bllokohen vendimet me mekanizmin e vetos.
    Mjafton që një vend antar i Këshillit të Sigurimit të OKB, të verë veton e tij, e bllokohet një vendim me interesa ndërkombëtare.
    Mjafton që një vend i BE të verë veton e tij kundër një shteti, e këtij shteti i bllokohet rruga e integrimit në BE apo në Aleancën euro-atllantike.
    E mirkuptoj në një fare mënyre veton kundër pranimit të Turqisë ne BE, për faktin se është një vend i madh që mund të ndikojë ndoshta negativisht në normat e demokracisë europiane, por çfarl rreziku i sillka Europës nëse Shqipëria e vogël me një popull pro europerëndimor, paskej një kryeministër të papërgjegjshëm e qoftë edhe të pa aftë ?
    Ndodh shpesh që në një familje të madhe, njeri nga fëmijtë mer rrugë të shtrembët e bën veç prapësira.
    Një familje e shëndoshë, nuk e zbon fëmijën e saj të mbrapshtë, por përkundrazi e mban më afër e të gjithë antarët e familjes përkushtohen që ta sjellin ate në rrugë të mbarë.
    Pak a shumë kjo histori ndodh edhe me Shqipërinë në raport me BE.
    Përse për shkak të një kryeministri duhet të mbahet larg BE një popull i vogël që aspiron ti bashkohet Europës ?

  6. Gjaku nuk behet uje dhe Bushati analist i del ne krah kushos Bushat minister. Ne kete vend ka plasur muti era kuterbon, Bushati analist dhe Bushati minister kushot dmth, sebashku me tere shpuren rilindase thone mbyllni hunden dhe dhimbjen ta kthejme ne force, pavaresisht se jane te zhytur ne mut dhe qelben dynjane.

  7. Shqiperise ai jane shtuar kushtet per anetaresim. Perveç reformave dhe gjysesorit haptazi artikulohet si kusht po aq i rendesishem lufta kundra trafiqeve te droges. I paafte dhe i deshtuar ne çdo reforme te ndermarr, Rama e futi Shqiperine ne harten e zeze te krimit dhe droges. I fituari ne kete rast eshte vetem Rama qe serumin per pak jetegjatesi sipas Bushatit, do e perdori per te vazhduar qeverisjen me kriminele ordinere e trafikant nderkombetar droge. Te humbur jemi te gjithe ne shqiptaret qe mbajme ne kemb kete qeveri desktruktive e cila duhet zbythur nje ore e me pare. BOLL MË!!!!!!!

  8. bushati sapo ka filluar lepirjen e pronarit te kazanve,thot shpetoi nga turperimi.po ku keni rama,bushati,baze,muq nano,vasjari,anila basha,mingjozi,artan hogja news 24,rudina gjungla,vangjeli fytyr qe te turperhoheni.paramendo ter ato para qe ju dhat mao luu ce dun,vllahutin,frankenshtajn.han,mogerini,e lepirje bythe qe i bet makron,merkel,grekut,austriakve,holandezve,kroatve etj nuk ju shpetuan nga krimi ku jeni ngjizur ne qenef negjmije.metes i thithet ngjalen,vuqiqit i lepit bythen,erdoganit zhelet,makronit e urban pallen dhe prap ju lan te ngelur ne qenef negjmije.u mutet e nenes dhe keni fytyr.

  9. Rama, jo vetëm që s’ia doli të mos turpërohej , por turpi e mbuloi deri mbi kokë, sado i gjatë që është. Ai , i turpëruar ishte, por tani shtoi dozën , siç ndodh me ata që shtojnë dozën e kokainës nga mërzia, kur kanë dështime të plotsuksesshme. Dhe ndodh që në kësi rastesh na lënë shëndenë pa na lajmëruar paraprakisht. Ai na turpëroi të gjithëve, sepse njerëzia mendojnë se e kemi votuar me vullnet të plotë dhe i kemi besuar, edhe pse na preu në besë në çdo ditë të 5 viteve. Meriton një urim – mallkim të fortë, të merituar plotësisht, që ta zërë vërtetë.

  10. Aman kush can sumen,ne jemi per ibret,shiko vete Bushatin nje lele qe as vete nuk er di se ku do te fleje,sic eshte jeta ashtu eshte dhe realiteti.Cdo gje kunder,as nuk te aspironi per asgje ,ama per vehten tuaj ju del koha per orgji.Edhe Skenderbeu luftoi 25 vjet per europen por mbas vdekjes europa nuk e mbrojti nga turqit,familja kastrioti iku si gjithe shqiptaret dhe populli ngeli me gisht ne goje, edhe nga europa edhe nga prijesi,.Te gjithe i bene noken shqiperise.Eshte kaq e vjeter origjina jone sa edhe gomari nga gramshi e di.Ha ,vidh,shaj,perlaj dhe ik.

  11. Fitore e madhe e Rames qe negociatat nuk u hapen kete qershor por u shtyne per vitin tjeter. Qershorin tjeter Rama do te korre nje fitore tjeter edhe me te madhe kur hapja e negociataave te shtyhet perseri dhe Bushati do te thote perseri qe Rama nuk u turperua

  12. Kur komentuesi “ari” jep vleresimet se kush di e kush eshte me salehun mendoni ku ka arritur PD-Basha dhe Saliu!

    1. I dashur ZBushati! Pyetjet rethorike qe drejtoni pse Serbia dhe jo ne eshte naive dhe mosnjohje e shtetit serb! Jugosllavia dua =m apo s’duam ne krijoi shtet! Institucinet serbe u krijuan me kohe dhe vepronin! Kete pane Europianet! Keta Europiane pane se ne Shqiperi kurre s’ka pasur shtet! Neve na pelqen kanuni dhe te qeverise Saliu se me Saliun fitojne te gjithe! Kjo eshte arsyeja te tjerat tregojne se sa pak e njohim situaten dhe sa mediokere hajdute jemi!

  13. Ne vertete vuajme sindromin e vleres se manget dhe ate te mvaresisi nga lideri.Ne planin pragmatik Rames apo cilitdo lider ne rrethanat aktuale ne Shqiperi nuk ju duhen fare ,madje hapja e negociatave qe zgjeron dhe thellon kontrollin e BE-se ne radhe te pare mbi qeverisjen nuk ju ,nuk ju konvenon fare sepse i kufizon fuqine e pushetit dhe imunitetin karshi drejtesise.Paramendonje neqoftese Shqiperia bazon prepektiven e saje dhe vlereson suksesin dhe mossuksesin e politikes se saje vetem me progresin ne procesin e integrimit, dhe ofrohet cakut atje te ndeshet me zbraztesi sepse sot vendet kyqe po shkojne nga dalja apo shperbereja e kesaj bashkesie.
    Ne fakt Rama ka arrite maksimumin e mundeshem,te pajtoje proerpianet dhe te ruaj pushtetin apsolut,duke shkallmuar kauzat e opozites edhe ashtu maksimalisht te deshtuar dhe te pa asnje alternative apo mundesi konkurimi.Opozite qfare do deshironte secili pushtet.Opozita dhe autoparlantet e saj do e shpallnin deshtim edhe po te pranohej qe sot Shqiperia ne radhet e BE-se,por ne fakt sot Shqiperia nuk ka opozite dhe Rama vetem qeshe e tallet me lulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *