• |
ide | kryesore

Reagimi “i ftohtë” i Metës për negociatat: Filloni punën për provimin e qershorit të ardhshëm

Lajme, Të fundit



Ndryshe nga mazhoranca Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka trajtuar me shumë ftohtësi vendimi e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian për të vendosur qershorin e ardhshëm për çeljen e negociatave.

Në një reagim një ditë pas vendimit ai thotë se konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.

Nuk mungojnë nën rreshta edhe shigjetimet për qeverinë për ta parë më me objektivitet vendimin.

“Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE. Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë. Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë. Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim” – thotë Meta në deklaratën e tij. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. tallni bythen se njerzit e ndershem e mbajne ne kurriz, ju mezi po prisni te merrni lavdi dhe nga evropa tani. ju hengert mortja nga i pari te i fundit, duke filluar nga ai i semuri mendor se ai eshte kryesori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *