• |
ide | kryesore

Shkrimi bombë i francezes «Liberation»: Edi Rama, farsa e luftës me trafikantët

Kryesore, Lajme



Nëse do kërkohet të gjendet një arsye se përse BE refuzon t’i hapë negociatat me Shqipërinë, nuk duhet shkuar më larg se gazeta Liberation e kësaj të mërkure. Në një shkrim të gjatë e përditshmja e referencës të së majtës së moderuar franceze ka ngritur dyshimet për sinqeritetin në luftën ndaj trafikantëve që zhvillon qeveria e Edi Ramës. Lapsi.al e ka lexuar gazetën që gjendet në të gjitha kioskat e Francës mëngjesin e kësaj të mërkure.

“Në kohën kur Shqipëria ka dyfishuar përpjekjet për të hapur negociatat me Bashkimin Europian – që do të diskutohet këtë të enjte – të shumtë janë ata që kanë ngritur pyetjen: “A mos është një farsë lufta kundër trafikantëve që Edi Rama zhvillon prej pesë vitesh?” – pyetet në artikullin e nënshkruar nga gazetarët Giovanni Vale dhe Jérôme André.

Pasi i bëhet një përmbledhje e detajuar rasteve të Saimir Tahirit, Klement Balilit dhe vëllait të ministrit aktual të rendit Fatmir Xhafaj gazeta citon këtë të fundit që thotë se dy reporterët po përsërisin të përkthyera akuzat e opozitës. Por Liberation që uk nguron të nënvizojë se në Shqipëri edhe “e djathta është e diskredituar nga aferat korruptive”, e vë gishtin me forcë në plagët reale të vendit. Ajo thotë se në Holandë, Angli dhe Francë të gjitha policitë janë të shqetësuara për diversifikimin e formave të aksionit të trafikantëve shqiptarë.

Artikulli që Lapsi.al e ka qëmtuar nga fillimi në fund hedh poshtë edhe një mit të ngritur së fundi. Atë që ka pohuar për Liberation ministri Xhafaj se faqja e kultivimit të kanabisit në vend quhet kapitull i mbyllur. Për kundërpeshë ajo ka intervistuar Nicola Altiero, një gjeneral brigade ne jug të Italisë.

“Është e vërtetë që nga ana tjetër e kufirit pretendojnë se hashashi që kapet në Itali është i vjetër, prodhim i viteve të kaluara, por ne i kemi bërë analizat këtu në Itali dhe prodhimi i tij nuk daton më shumë se gjashtë muaj” – i ka thënë ai Liberation. Sipas Altieros në Itali këtë sipas viteve janë kapur: “860 kg në 2015, 13,9 ton në 2016, 34,9 ton në 2017 dhe afërsisht et 10 ton gjatë muajve të parë të 2018”.

Pasi jep këto shifra gazeta hedh dyshimin edhe se paratë e drogës po depërtojnë në ekonomi e cila megjithëse rritet me mbi 3% nuk lejon që gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo rritje. Artikulli i lexuar nga Lapsi.al vëren se paratë e trafikut po shkojnë në ndërtimin e pallateve dhe hoteleve luksoze. Dhe duke vënë që në titullin e vet konstatimin se

“Paratë e drogës janë bërë paratë e politikës” shkrimi ngre pikëpyetjen nëse përparimi drejt BE, i prezantuar si një terapi shëruese nga Edi Rama, mund të bëhet barrikadë për mundur krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithsesi konkluzioni jepet në frazën e tij të fundit: Shqipëria është larg pritshmërive të Brukselit.

Liberation/ Përgatiti Lapsi.al



14 Comments

  1. Ne fund te artikullit po perkthej paragrafin ku thuhet :

    ……Les affaires de corruption, les scandales de liens avec le crime organisé et les autres ratés de la «guerre impitoyable contre la drogue» d’Edi Rama n’ont pas empêché la Commission d’inviter les Etats membres à ouvrir les négociations d’adhésion à l’Union européenne…..
    Korrupsioni ,skandalet ne lidhje me krimin , deshtimet ne “luftën e tmerrshme kunder droges” ( demek ) te Edi Rames nuk e pengoi Komisionin të ftonte vëndet antare te hapin (nisin) negaciatat per pranimin (e Shqiperise) ne Unionin Europian.

    Me nje fjale negociatat u hapën por per hyrjen do vendoset vitin tjeter , as mish as peshk .Interpretimi behet si te te doje bytha ty.Opozita me te drejte thote qe fillimi negociatave u shty ,ndersa qeveria e interpreton si vendosje se dates per fillimin e negociatave.

    Pordh me rigon .

  2. Ja pra e shikoni ? Kur artikulli eshte i vertete keta te lapsit e japin dhe diten kur eshte botuar artikulli dhe nje fotografi te artikullit.

    Dhe artikulli gjendet lehtesisht ne google .

    Kurse kur nuk japin asnje refernce , diten e shkrimit , nje fotografi te artikullit , ose linkun ku mund te gjendet artikulli dijeni se eshte 100% genjeshter , shpikje e Lapsit per te faktuar analizat e famshme te vetat.

    Ndersa per vendimin e BEs , nuk me cudit . Kater ishin pikat kryesore qe e shtyne BEn ne kete vendim .

    1) Vetingu sapo ka filluar dhe duhet kohe ( te pakten nje vit) per te pare rezultatin e tij ( qendirmi i Hollandes). Ata duan te shohin rezultate, nuk na besojne me. Keshtu pra qe edhe pas nje viti nese nuk ka rezultate , nuk ka hapje negociatash.
    2) Ndalimi i shqiptareve qe kerkojne azil ne France . ( qendirmi i Frances sepse ky eshte nje problem i madh per te) . Kjo pike nuk ma ha mendja se do plotesohet se gjithomne , kushdo parti qe ta marri pushtetin do te kete persona qe kerkojne azil ne France. Pra me francen duhen luajtur guret ndryshe.
    3) Lufta kunder narkotikeve ( qendrimi i te gjitheve) . Kjo pike mund te arrihet . Me nje pune shume te madhe te policise mund qe brenda nje viti te bllokohet ky fenomen.
    4) Shume vende europiane preferojne qe ne fillim te reformojne BE dhe pastaj te zgjerohen ( qendirmi i Frances dhe , Danimarkes, Italise) . Perndryshe populiste do tja u bejne jeten shume te veshtire partive tradicionale ne europe. ( kjo gje nuk varet nga shqiperia) .

    Ne pergjithesi keto ishin 4 linjat kryesore te disktutimeve qe anonin nga ‘ JO’ , ne ate mbledhje.

  3. Bisexueli hipokrik Edi Rama ne lufte me krimin e trafik drogen,a ministri i tij tahiri dhe vet edi rama me gjithe patrin e tij eshte deri ne fyte ne trafik droge,kjo eshte shume qesharake.
    po nejse franca i respekton edhe kodet e nje shteti tjeter,qe mos ta bej krejte atats de albanie,trafikanta.

  4. Nje koment o “i paemer”! A e dini se ne shqip emrat e njerezve shkruhen me shkronje te madhe? Po ashtu edhe emrat e shteteve! Fjalia e re nis me shkronje te madhe? Berisha do te pelqente te te kishte Deputet ne Parlamentin shqiptar! I ke te gjitha “cilesite”! Analfabete berishiane!

    1. ke ndonje tjeter fjal shqip per “Kazan” ?? nuk me duket shqip, me shum ngjan turqisht..

      Sidoqoft nese behet fjal per “Bojler” => Chaudière, bouilloire :-)))))

  5. Nga keta komentuesit njeri qenka me i ”shkolluar -ne vend te shkruaj komentin per shkrimin ,per lajmin jep leksione si te shkruajne komentet te tjeret .Ike o profesor i bythes se nuk i ke bere ditet te korigjosh te tjeret,

  6. Negociatat u hapen, por nese do te kete perparim ne ato kushtet qe u vune, ato do te fillojne ne fund te vitit 2019. Ministri Bushati dje ishte fantastik kur tha qe negociatat mund te fillojne edhe ne tetor qe do te thote jo 18 muaj, por 16 dhe me kete i diskretitoi te gjitha mediat e kazanit qe e shtynin me 18 muaj hapjen e negociatave. Mbeten vetem pak gjera per te bere duke filluar nga vetingu ku jane kontrolluar 15-16 persona nga vetem 800 qe ka sistemi i drejtesise, lufte ndaj krimit te organizuar qe eshte me i tulatur se kurre, droga eshte fshire nga harta e Shqiperis dhe kjo gazete qe eshte themeluar nga J. P. Sartre dhe S. July ia fut kot pasi BKH (kur te krijohet) nen drejtimin e vete KM sic pati thene ne fushaten e vitit 2013, do e shkaterroje krimin e organizuar dhe korrupsioni…

  7. o Bashkombas te Tortuges, per cfare negociatash flisni se late nam.Turqia ka 20 vjet qe i ka hapur dhe nuk eshte ne BE. Kete vit thane do hapen vitin tjeter, pra iku dhe nje vit, Vitin tjeter do thone qe do hapen ne 2020 e keshtu me rradhe, dhe tortugasit e mjere rrine e presin si njehere e nje kohe ke rradha qumeshtit. Lerini llaet boshe, a keni bythe ti kapni per leckash keta plehra qe jane atje majtas djathtas dhe te ndertoni shtet, ky eshte problemi. Shikoni ku ishit para 28 vjetesh ju dhe nje grup njerezish qe sot jane te pasur, ndersa ju keni ngelur vend numero ose me keq, sepse nuk dini te vidhni, trafikoni femra apo droge, ose nuk jeni marre me politike. Thirrini mendjes dhe boll mbrojtet sa njerin dhe tjetrin, sepse njeri shtiret sikur po ben shtet dhe po e vjedh si mos me keq, tjetri shtiret sikur ben opozite dhe eshte pjese e vjedhjes

  8. na keni ca karin, cdo dite po cdo dite vetem propagande politike, Nje lajm qe te jete lajm sic duhet se jepni po vetem “shkrimi bombe, rama farse” “lajm i keq nuk hapen negociatat”, “aktoret qe hodhen firmat per prishjen e teatrit”, “aktori pergenjeshtron veliajn”, “gazetarja e ABC (a thua se eshte zeri papes) paralajmeron pirghet me hashash prane liqenit” …. po si su lodhet!!!! Le monde boton cdo dite si shkrime pozitive e si negative mbi shqiperine, pse merrni ca tu interesoje propaganda juaj?!! Robqira

    1. Po pse o të uruar shqiptarë mereni me “propoganda politike” të “kazanit mediatik” që i bien kot në qafë kokës se k…… të Edi Ramës ?
      Gjejini fotot e tij nudo e bëni diskutime për pallën e tij që e ka demostruar hapur në publik.
      Ju kujtoj barcaletën e Nastradinit që kur e pyetën sa është ora, meqë nuk kishte orë vetë, për të parë orën e qytetit, ja largoi gomarit të tij me dorë koqet që ja zinin pamjen e qytetit, e tregoi se sa është ora e qytetit.
      Jo po paska shkruar kjo gazetë e majtë apo e djathtë franceze, gjermane apo italiane për kokainën, hashashin apo marijuanën shqiptare.
      Po largojini o të uruar koqet e gomarit tuaj që ju a kanë zënë pamjet e kanabisit në gjithë Shqipërinë, e do të shihni vetë pa ndihmën e “Liberation” se ku e ka katandisur Shqipërinë Edi Rama.
      Nuk do te desha kursesi që të komentoj me kësij banalitetesh, por kjo është gjuha e rrugës që kuptojnë ca “komentues” si ky i “pa emëri” më sipër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *