• |
ide | kryesore

Si ti kaloni ditët me shi

F1, Stil



Vera është ajo stinë e vitit që të detyron t’a shpenzosh të gjithë ditën jashtë për të marrë rreze dielli pranë bregut të detit ose duke notuar, të bësh hiking me familjen ose miqtë, të udhëtosh në fundjavë e shumë të tjera. Dhe është totalisht normale të mendosh se nëse qëndron gjatë gjithë kohës në shtëpi atëherë vera po të ikën kot. Por në të vërtetë jo çdo ditë vere është e mbushur me diell, nxehtësi dhe temperatura të larta.

1.Filloni të shikoni një serial pa ndërprerje

Game of Thrones, West World, Breaking Bad, Narcos, Casa de Papel e shumë seriale të tjera ju thërrasin që t’i shihni. Kështu bëni gati kokoshkat dhe vishni pizhamet.

2. Bëhuni kreativ dhe me këtë nënkuptojmë

DIY (Do it yourself) Nuk ka kohë më të mirë për t’u bërë pak kreativ, për të dekoruar dhomën me ndonjë pikturë se sa kur jeni në shtëpi në një ditë me shi

3. Pastroni dhomën tuaj të gjumit

Përveç se do të keni një hapësirë më të rehatshme, do ta bëni mamin vërtet të lumtur, për më tepër do të mund t’i gjeni çorapet me lehtësi.

4. Shikoni një film

Ose dy, tre, ose katër filma…

5. Praktikoni një rutinë të re bukurie, maskë për fytyrën ose mund të gjeni pafund make up tutorials në YouTube

Nuk ka moment më të mirë për të eksperimentuar me veten, se sa kur je në shtëpi dhe nuk ke asgjë tjetër për të bërë. Fundja edhe nëse eyelineri shkon keq, askush nuk do t’ju shohë

6. Mësoni një recetë të re gatimi

I keni parasysh ato videot me ushqim të shijshëm në internet që na bëjnë të gjithëve të na lëshojë goja lëng? Në një ditë me shi ti mund të jesh master chef-i.. i shtëpisë sigurisht.

7.Bëni një sy gjumë

E ku ka më mirë se sa të flesh nën tingujt e shiut?

Edhe pse një verë e mbushur me ditë të nxehta dhe kohë të mirë është ideale, është e pashmangshme që retë do të vijnë dhe shiu do të bjerë. Kur stuhitë të afrojnë, mbani mend se të qëndruarit në shtëpi mund të jetë po aq e këndshme sa pushimet në plazh apo festat me miqtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *