• |
ide | kryesore

‘Toyota Yaris’ me 3.4 milionë euro, Balla kallëzon penalisht Bashën

Lajme, Të fundit



Taulant Balla, ka bërë sot një kallëzim penal ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me akuzat e këtij të fundit për cështjen e parave të gjetura në makinat ‘Toyota Yaris’ në Portin e Durrësit. Kallëzimi i Ballës është bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Taulant Balla akuzon Bashën për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit, brenda të cilave u gjetën rreth 3.4 milionë euro.

“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashkë me Ramën) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, ka thënë Basha ditën e enjte në Kuvend, e që sipas kreut të grupit të PS-së ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor. Por Balla e ka kallëzuar Bashën edhe për shpifje. 

Më pas PD ka thënë zyrtarisht se Taulant Balla ishte garanti i milionave që ndodheshin në makinat ‘Toyota Yaris’.

 



7 Comments

    1. E ke gabim ! , ose me mire te themi qe Lapsi te beri te mendosh gabim.
      Balla ka bere 2 padi . Nje per nxjerrje sekreti hetimor , dhe e dyta per shpeifje ndaj tij duke ja permendur emrin ne nje afere qe nuk ka lidhje fare me te.
      ( lexoji mire nper gazetat e tjera se si eshte e verteta, se keta te lapsit jane shume kodoshe dhe i ndryshojne lajmet , ose i japin pjeserisht sipas interesit)

  1. Partia multietnike dhe multi trafik droge e multi abuzim shteti,ps-ja famkeqe,dhe urrejtja e tyre brutale ndaj Shqiptarve Etnik.
    ky,ky eshte mullari i problemit,dhe te paket persona e njofin ket problem tragjik.

  2. Ky (ipa) ndereshmi si uji kulluar, fytyre e ndyre rilindase bekerka padi, sepse qe me sa duket tani qe prokurorine e kane pervetesuar, ka siguri mbrojtje, e andaj ngazellen miza e M,,,,it.

  3. Heu bre ata qonkan multietnik ene ti Shqiptar Etnik!?
    Ku e gjete kete konkluzion!? Cer je tina antroplog?
    Vrej ktuna:
    Nga studimet qe shkenctaret shqiptar ene t’huj antropolog qe kan bo ne trevat shqiptare kane dale ne konkluzionin se rraca me e paster shqiptare ndodhet ne krahinen e Himares dhe Skraparit. Une nuk kom kohe me t’dhon hollsina po nese t’nevoiten per te percaktuar etnite e antareve te partive ke me gjet materjale te bollshme ne Institutin Arkeologjik.
    Hik nashtina e mos m’caj kryt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *