• |
ide | kryesore

Vetëm Edi Rama vazhdon të besojë se negociatat janë hapur…

Lajme, Të fundit



Ndonëse vendimi i djeshëm në Luksenburg ishte një shtyrje e datës së hapjes së negociatave për qershorin e vitit 2019, madje e kushtëzuar kjo me rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kryeministri Edi Rama vazhdon ta quajë sukses atë që ndodhi dje. Ai beson se qeveria e tij ka triumfuar, kur në fakt ka ngelur në klasë dhe i është thënë që ka një mundësi për vjeshtë nëse përgatitet mirë. Sipas kryeministrit, datë të caktuar për çeljen e negociatave nuk kishte, por tani është hapur drita jeshile për çeljen negociatat.

“Pas shumë muajsh përpjeke të përditshme, mes dallgëve të ngritura artificialisht nga opozita esadiste, që s’la vesh të huaj pa përmbytur mes dallgëve të Shqipërisë, Shqipëria mori datën zyrtare të çeljes së negociatave. Pas datës u çel drita jeshile për anëtarësim në BE. E dhimbshme por e vërtetë, qe teksa ne merrnim telefonata urimi, opozita jonë esadiste, dhe mediat e saj, hidhnin gurët e vulgaritetin të tyre për tu prishur shqiptarëve lodhjen e shumifishtë. ‘U shty data’, ‘u shty data’ se Europa nuk pranoi narkoshtetin. Çfarë vulgariteti, çfarë poshtërisë! Si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë? Si mund të flitet kështu kaq ligësisht dhe poshtërsisht për vendin tënd! Si mund të keqtrajtohen brutalisht zgjedhësit e tu si të ishin kope qorrash që duhen hedhur në lumë!”, tha Rama.



16 Comments

  1. Shqipëria mori datën zyrtare të çeljes së negociatave?!!
    E kam thone qe ky eshte ne fazen fundore kur e beson edhe vete rrenen qe shqipton pas here se pare (qe e thote per te genjyer dele…)

    Per nji gje jam e paqarte, pse
    I vjen keq kjo balta e Opozites esadiste:
    Europa nuk pranon Niriegen!!

    Mos eshte ajo qe I doli mbas thumbimit te Lures:
    – Ishalla
    puna ime nuk vete
    si e mehmetshehut!!!

    (Ishalla Jo si Noriega ….)

  2. Piktori kerkoni po celjes.
    Mbeti ne klase se qe dhi e zgjebur& bishtin perpjete
    & Mori daten e provimit te Vjeshtes.

    Qe s’do paraqitet.

    Kete qe I tha indirekt basha me ate ‘dekripturen’….

  3. Piktori kerkoi PO per celjen.
    Mbeti ne klase si dhi e zgjebur& bishtin perpjete!

    & Mori daten e provimit te Vjeshtes ne fund 2018.

    Qe s’do paraqitet.

    Kete qe I tha indirekt basha me ate ‘dekripturen’….

  4. nga 5 kushte ju ben 13 dhe ky gezohet,lum edvini ky dhjerje stalini .i kerkoi metes hajnit bllokun ,i thithi ngjalen ne lalz dhe madje president e beri.kokpalar e bastard qe i tha meta e morri si lavdat so tashem refuzimin e be fitore.

  5. Lereni ne endren e tij mbase muajin tjeter na ben anetar me te drejta te plota.Ky ose na mer per budallenj te gjitheve ose eshte teper i semure.

  6. E lexova me kujdes kuoten e marre nga fjalimi i Rames. Eshte 100% preçiz. Hiqni syzet ose mesoni te lexoni se te ai teks nuk gjeni asnje gabim, sado te vogel.

    1. Kur me shajne tipa si puna jote, me ate fjalor super vulgar, atehere bindem se çfare thashe eshte e sakte, e drejte dhe pa anësi.
      Ju uroj nje nate te kendeshme – edhe injorantet e meritojne nje te tille. Paqe dhe dashuri.

  7. rama eshte timonier dhe timonieri ne furtune jep kurajo pavarsishte se anija nuk del kurre ne brege . prisni o popull ja dhate timonin prisni se ku do tu nxjerri apo neqofte se do tu nxjeri dhe kur do tu nxjeri ne anen tjeter te bregut .

  8. Ky km, eshte si puna gomarit qe kur ujku po ishqyente prapanicen ai thoshte; ishalla jam ne enderr,, Ketij fares keqe europa po ia numeron te gjitha mangesite e poshtersite per tu ndrequr, ky si isemure nga psiqika i duket se e kane perkrahur e falenderuar per menxyren shteterore mafioze qe ka ndertuar me mafien, e qe e ka shume veshtire te dale nga ajo. Por duhet qe populli te marre vesht se sa kohe do ivazhdoi epilepsia e qartesise per te pranuar pushtelleqet e maskaralleqet qe ka bere e po ben. Ditet po afrojne, largimin e zhdukjen e ketij te felliquri politikan krimineli .

    1. Problemi eshte se ne kete rast, gomari, prapanica e te cilit po shqyhet nga ujku, eshte po njejti qe po lexon fabulen se si gomarit qe po i shqyhet prapanica shpreson eshte ne enderr dhe ne fakt nuk po i shqyhet nga ujku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *