• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ish-gruaja zbulon pse Xhemaili nuk festoi me shqiponjë, por me 2 gishta

Lajme, Rusi 2018, Sport



Lojtari me origjinë nga Kosova, Blerim Xhemaili shënoi golin e parë për Zvicrën në barazimin 2-2 përballë Kosta Rikës.

Ajo që ra në sy të të gjithëve ishte festa e tij.

Ndryshe nga Shaqiri dhe Xhaka ai nuk festoi duke bërë shqiponjën, por duke ngritur dy gishta lart.

Mungesa e shqiponjës lidhet me një vendim që kanë marrë lojtarët e Zvicrës për të mos e përsëritur gjestin e bërë në ndeshjen me Serbinë për të evituar penalitetet.

Kuptimin e festës së Xhemailit e shpjegoi ish-bashkëshortja e tij Eriona e cila bën tashmë rolin e komentatores në TVSH.

“Ai ka bërë një gol tipik nga ato që bën Blerimi. Gjesti i tij është krijimi me 2 gishta i shkronjës “L” që është e para e emrit të djalit tonë, Luanit” – tha Eriona që nuk i kurseu edhe batutat kur e pyetën nëse u kënaq që shënoi ish-bashkëshorti i saj.

“Normal që u kënaqa. Jam shnosh i fije prej kënaqësisë” – tha ajo duke shkaktuar të qeshura në studio. ©LAPSI.al

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/7k/7KdM.mp4



1 Comment

  1. Simboli i Xhemajlit me gishta eshte per looser in anglisht ashte humbes aji i drejtohet dikuj si looser humbes pra kjo eshte per nje njeri qe aji i drejtohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *