• |
ide | kryesore

VIDEO+FOTO: Degradimi i një legjende, pamjet e rënda të Maradonna-s

Rusi 2018, Sport



Gjithë vëmendja e botës dje ishte fokusuar tek ndeshja Argjentinë-Nigeri. Mes shumë vështirësive dhe polemikave, Argjentina ka mundur të kalojë grupin.

Por, ndërsa personazhi kryesor pritej që të ishte Lionel Messi (dhe në fushën e lojës ishte), në qendër të vëmëndjes përfundoi një tjetër yll. Ose më saktë një ish, pas pamjet e djeshme të Diego Armando Maradonnës, tregonin një njeri që ka degraduar.

Që në fillim ai u fotografua në një gjendje jo normale, më pas duke fjetur në stadium, dhe në fund, kur Argjentina shënoi golin e dytë, iu tregoi gishtin e mesit kundërshtarëve. Pas ndeshjes, atë e kanë marrë për krahu, pasi është ndjerë keq. Për një moment u mendua ta çonin edhe në spital. Vetëm Maradonna thotë se nuk ka gjë, por dje dukej shumë keq.

Mendohet se ai ka qenë i droguar në stadium dhe mund të ketë marrë një mbidozë.

http://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2018/06/26/807942801738674376/636x382_MP4_807942801738674376.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *