• |
ide | kryesore

Video/Mesazhi i kriptuar që Basha i çoi Ramës pas dështimit të negociatave

Arkiva, Kryesore



Ka ngjallur shumë dyshime dhe ka ngritur shumë hipoteza një deklaratë e Lulzim Bashës drejtuar Edi Ramës me rastin e dështimit të hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë këtë qershor. Pasi foli me tone të ashpra për këtë disfatë të kryeministrit, pasi përmendi refrenin e zakonshëm të drogës, krimit, Ministrave të brendëshëm të implikuar dhe parave të zeza që vijnë në Shqipëri për tu pastruar, lideri i demokratëve la të kuptohet se hapja e negociatave është në rrezik edhe pas një viti, nëse vendi nuk bën një kthesë të madhe.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Rama nuk arriti të hapë negociatat, por ia doli të shmangë turpërimin

Por ajo që bëri çudi ishte shprehja e Bashës: “Së bashku duhet të vendosim për këtë kthesë të madhe dhe t’i japim formë”.

Në këtë frazë plot ambiguitete, dikush natyrisht mund të mendojë se zgjidhje janë përshembull zgjedhjet e parakohshme, dikush tjetër se ajo mund të parashikojë përmirësimin e qeverisjes.

Por ftesa e Bashës për këtë kthesë të madhe të shoqëruar nga fjala “së bashku” pra edhe me pjesmarrjen e opozitës krijon keqkuptime që lënë të mendosh për një marëveshje si ajo e 18 majit.

A mos është kjo deklaratë e Bashës një ftesë për një koalicion të madh të përbashkët deri sat ë happen negociatat? A mos po kërkon ai bashkëqeverisje me Rilindjen? A mos po përligj ai zërat e krtitikëve të tij që e akuzojnë se i ndërgjegjshëm që është i paaftë për të fituar, Basha kërkon dëshpërimish një zgjidhje për tu bërë pjesë e qeverisë?

Të gjitha këto hamendësime do të vazhdojnë të gëlojnë deri sa lideri demokrat të denjojë të shpjegojë se ç’nënkuptonte me shprehjen shumë kuptimshe: “një kthesë të madhe së bashku”.

©Lapsi.al 



12 Comments

  1. KTHESA E MADHE pra ….. bashkëpunim ne qeverisje per te cuar perpara reformat ….. vjet i falimentoje falë kqz qe sistemoi numrat ……

  2. Kthese te madhe se bashku,pastaj varet kush e mer kthesen me shpejt dhe me me zgjuarsi.

    Kur ke popullin shqiptar ,si politikan,je i nderuar,sepse sado tja fusesh as1her sta prish.

    Popull legen!

  3. i pa emer -te tregoi un se qfare thot basha.hiq koken nga qenefi negjmije ku e keni futur ka 75 vite se aty vetem mut si rama,ruqi,xhafa gjen,po ashtu krymba si frroket,ndoket,roshet e doshet ,dhe kazan si bushati,baze,nano etj.

  4. Nuk ka asgje te re.

    Kjo qe thote Basho Muji:
    Duhet të vendosim se Bashku
    Për këtë kthesë të madhe
    dhe t’i japim formë.

    eshte nje rrahje dibeku….

  5. Pasi ka folur shefi i opozitës Basha kjartë e hapur për drogën e trafikun, ministrat e mbrendshëm që kanë bashkëpunuar me mafien e drogës, pasi e ka demaskuar çdo aspekt të keqqeverisjes së Ramës, që të bësh aludime e interpretime tendencioze e pa kurfarë llogjike se ai paskej bërë thirrje që të “bashkëpunojë” me Ramën, ke bërë tinëzisht e pandershmërisht propogandë për të shpëtuar Ramën.

  6. Dalin mendimet e narko skicofrenit, por qe i percon me disa kodoshe, qe nuk e dine se nga e kane babane se mama kane partineqe eshte_dridhe like, me kete dua te them se mbase i shpifet ndonje ide e re kaqolit kryeminister e jua nderro prape babane.Per temen qe hidhet si iluzion, me teper corodites, se PDja na kerkokerka bashkeqeverisje me mafiozet,,,,e si, e kush mund ta mendoje e thote kete, e nese te na sqarojne. Ketu eshte loja e banditit te qeverise, mashtruesit e katilit te pa fe e besim,,,skicofrenit RAMA.. Prandaj, sot eshte primare shporria e zhdukja e ketij faqe ziu nga pushteti, se ndryshe, do e pesojme deri ne falimento, kete duhet te kerkojme e te veprojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *