• |
ide | kryesore

Apple dhe Samsung i japin fund betejës ligjore 7-vjeçare mbi patentat

Planet



Gjigandët teknologjikë Apple dhe Samsung përfunduan betejën e tyre shtatëvjeçare lidhur me çështjen e patentave.

Sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura të mërkurën, të dy kompanitë ranë dakord për një zgjidhje e betejës ligjore, por nuk i zbuluan kushtet.

Marrëveshja zgjidh një konflikt që filloi në vitin 2011 kur Apple akuzoi Samsung për kopjimin e dizajnit të iPhone dhe veçoritë e software.

Në maj një juri vendosi se Apple duhej të dëmshpërblehej me 539 milionë dollarë, duke lënë Samsungin me një bilanc të papaguar prej 140 milionë dollarësh që i detyrohej Apple.

Me zgjidhjen e mosmarrëveshjes të mërkurën nuk është e qartë se sa është shuma që Apple do të marrë, nëse do të marrë.

Kontestimi i çështjes i kushtoi dy krijuesve më të mëdhenj të smartfonëve në botë qindra miliona dollarë dhe rezultoi me disa vendime e apele. Në vitin 2012, një juri vendosi që Samsung duhet ti paguante Apple më shumë se 1 miliard dollarë për kopjimin e veçorive të ndryshme hardware dhe software të iPhone dhe iPad.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *