• |
ide | kryesore

Detajet/ Përplasja me armë zjarri në zonën e Kinostudios, kush janë tre të plagosurit

Lajme, Të fundit



Konfliktet për ndarjen e territoreve të shpërndarjes së drogës, kanë çuar deri në përplasjen me armë të dy grupeve kriminale në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në zonën e “Kinostudios”. Kkonflikti fillimisht ka nisur në një lokal bastesh, ka vazhduar në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke lënë në vendngjarje rreth 20 gëzhoja.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar në spital, ku mësohet se njëri ndodhet në gjendje të rëndë. Pas ngjarjes, policia e Tiranës ka dhënë detajet e para për ngjarjen. Mësohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç.

Ky i fundit mësohet se po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës, dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Deri më tani unifromat blu kanë ushtruar kontroll në banesat e disa prej të dyshuarve si autorë. Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

INFORMACIONI I POLICISE:
Më datë 28.06.2018, rreth orës 23:54 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç.

Shtetasit e dëmtuar aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore (dy nga të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një në gjëndje më të rëndë shëndetësore).

Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

  1. ja rezultatet e kokainizimit e kanabizimit te vendit nga qelbesirat rama,xhafa balla tahiri.nuk keni par gje akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *