• |
ide | kryesore

Dyshoni se miku juaj është njeri i keq? Prezantojeni me beben tuaj…

Stil



Bebet dinë të njohin fytyrat, por mbase munden të bëjnë edhe më shumë se kaq.

Një studim sygjeron se bebet mund të bëjnë dallimin ndërmjet personave të mirë dhe të këqij.

Një eksperiment i bërë në universitetin “Yale” ka treguar se bebet i duan më shumë personat të cilët janë të sjellshëm.

Në eksperimentin tjetër bebeve u janë treguar dy kukulla e mira, të cilën ka ndihmuar që të hapej kutia, dhe e keqja, të cilën e ka shqelmuar.

Më shumë se 80% e bebeve kanë zgjedhur kukullën e mirë, gjë që tregon që bebet vërtet dinë të gjykojnë se kush është i mirë e kush i keq.

“Njerëzit vijnë në këtë botë me moralitetin e lindur”, shprehet Paul Bloom, autor i librit” Vetëm bebet: prejardhja e së mirës dhe e së keqes”. 

Duke u rritur fëmijët, janë gjithnjë e më të mirë në bazë të linjave dhe mimikave të karakterit.

3-vjeçarët janë në gjendje të vlerësojnë besnikërinë e dikujt vetëm në bazë të fytyrës së personit të panjohur.

Herën tjetër kur bebja juaj tregon padurueshmëri ndaj personit të ri, mos e kuptoni këtë vetëm si tekë.

Provoni së paku të merrni në shqyrtim gjykimin e bebes kur vlerësoni miqtë tuaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *