• |
ide | kryesore

Gjithçka që duhet të dini për takimin Trump-Putin, pse shqetësohen aleatët perëndimorë

F1, Planet



Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen më 16 korrik në Helsinki, njoftuan të enjten Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë. Ky do të jetë samiti i parë zyrtar mes të dyve, dhe do të mbikqyret nga aleatët e shqetësuar amerikanë në Europë dhe kritikët e Rusisë në Amerikë.

Të dy vendet njoftuan njëkohësisht detajet një ditë pasi arritën marrëveshjen për mbajtjen e takimit, pas vizitës së djeshme në Moskë të këshilltarit amerikan të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.“Të dy liderët do të diskutojnë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe një sërë çështjesh së sigurisë kombëtare “, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

(John Bolton dhe Vladimir Putin dje në Moskë) 

Trump dhe Putin janë takuar dy herë më parë në mbledhje ndërkombëtare si ajo e G20 në Hamburg apo takimi në Vietnam.

Samiti i tyre mund të irritojë aleatët e SHBA-ve, të cilët duan të izolojnë Putinin, si Britania, ose të cilët janë të shqetësuar për atë që e shohin si qëndrim tepër miqësor të Trump ndaj udhëheqësit rus.

Gjithashtu, ka gjasa që ky samit të irritojë keq kritikët që vënë në dyshim angazhimin e Trump në NATO, të cilët kanë qenë të shqetësuar për përplasjet e tij me aleatë të vjetër si Kandaja dhe Gjermania mbi tregtinë.

(Samitit i G7 këtë vit. Trump i ulur merr vëmendjen e liderëve botërorë, të shqetësuar mbi tarifat që presidenti amerikan po i vendos për tregtinë) 

Trump ka shprehur prej kohësh dëshirën për marrëdhënie më të mira me Moskën, madje edhe kur Uashingtoni shtrëngonte sanksionet ndaj Rusisë.

Këto marrëdhënie të ndera me Rusinë, që kur Trump mori detyrën në janarin e vitit të kaluar, kanë ardhur si pasojë e përfundimit që arrit komuniteti i zublimit të SHBA-ve, se Moska kërkoi të ndërhynte në fushatën presidenciale të vitit 2016 për të favorizuar kandidatin e atëhershëm, Donald Trump.

Moska ka mohuar prej kohësh çdo ndërhyrje. Një këshilltar i posaçëm po heton bashkëpunime të mundshme të fushatës së Trump me Rusinë, të cilën Trump e ka mohuar.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, i tha gazetarëve në Moskë se ai priste që ndërhyrja ruse në politikën amerikane të diskutohej në samitin e dy presidentëve.

Sipas tij, mund të diskutohet që Rusia t’i bashkohet grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës për t’a bërë atë sërish G8.

(Samiti i G8, përpara se Rusia të pezullohej) 

Pasi Trump dhe Putin u takuan shkurtimisht në Vietnam në nëntor të vitit 2017, Trump u kritikua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse tha se i besonte Putinit, kur presidenti rus mohoi akuzat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Në një postim në Twitter të enjten para se të njoftohej takimi i Helsinkit, Trump la të kuptohet se përsëri dyshon për përfshirjen e Rusisë.

“Rusia vazhdon të thotë se ata nuk kishin të bënin me ndërhyrjet në zgjedhjet tona” – shkroi presidenti amerikan.

Në Uashington të mërkurën, Trump renditi Sirinë dhe Ukrainën si dy nga subjektet e shumta që do të diskutonte me Putinin.

CNBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. cila do te jete ,biseda marrveshja ,nese ajo nuk karakterizohet nga e drejta haku ,vijimi dhe perfundimi nuk do ket fryt ,vec demit edhe nese ju duket dobi sepse padrejtesia nuk ka qen nuk eshte dhe nuk do jete dobi sepse e till u krijua ,a nese mbi tavolin vendose te verteta ,gjithcka merr kahje dobie sepse e verteta ne cdo kendveshtrim eshte dobi,keta le te futen 100 metra thelle nentoke apo le te shkojne ne hene e te bisedojne per te mos ditur kush se cfar u bisedua por ralitetet e fshehtesise i zbulojne faktet e veprimit,shpresojme qe liderit me ndikim te vlersojne ralitetin ndajn problemet dhe pranojne zgjilljet me kahje dobine ku cdo banori te tokes i njihet dhe jepet e drejta qe i takon ,dhe mundesia per te gjalleruar shpresen permes,te drejtes qe i takon duke mos u ndjere askush i tepert dhe as i pavler mbi siperfaqen e tokes por sejcili ktrenare per te drejtat dhe mundesite shpresoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *