• |
ide | kryesore

Grushti i shtetit në vitin 2016, Erdogan vendos të heqë gjendjen e jashtëzakonshme

Planet



Presidenti Erdogan ka vendosur që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, që u vendos pas tentativës për grusht shteti në korrik të vitit 2016.

Mësohet se presidenti turk dhe partneri i tij qeverisës ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme, kur periudha e saj aktuale tremujore të skadojë në korrik.

Erdogan premtoi se do ta shfuqizonte atë nëse do të fitonte në zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit. Pasi fitoi me 53% të votave duke e zgjatur mandatin e tij së paku deri në vitin 2023, erdhi dhe ky vendim.

Kritikët thanë se Erdogani e ka shfrytëzuar atë për të heshtur zërat kritikë. Sipas Ankarasë, ajo ka qenë e nevojshme për të shmangur kërcënimet për sigurinë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

53% në zgjedhje/ Pushteti i pakufishëm që fitoi Erdogan 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *