• |
ide | kryesore

I gjithë faji është i dyshekut, Marcelo rrezikon Meksikën

Rusi 2018, Sport

Brazili është në ankth për Marcelon, që doli nga loja pas 10 minutash kundër Serbisë për një problem në shpinë. Motivi i dëmtimit të mbrojtësit të majtë të Real Madrid është vërtetë qesharak, por fakti është se Marcelo është në dyshim për ndeshjen e të hënës kundër Meksikës për 1/8 e finales. “Mund të ketë lidhje me dyshekun e hotelit ku qendruam në Moskë” ka shpjeguar mjeku i skuadrës braziliane, Rodrigo Lasmar.
Në përfundim të ndeshjes mbrojtësi ka dashur të qetësojë ambjentin dhe tifozët: “Faleminderit për mesazhet. Falë Zotit nuk është asgjë serioze. Shumë i lumtur për fitoren” kishte postuar Marcelo në tëitter.
Por preokupimi për dëmtimin është dhe ndonëse stafi mjekësor po përpiqet ta rikuperojë në kohë, Marcelo rrezikon ndeshjen me Meksikën. Tek Brazili të gjithë janë në ankth: Luis Felipe nuk është se nuk bëri figurë të mirë kundër Serbisë, por të mos kesh mbrojtësin e krahut më të mirë në botë do të ishte humbje e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu